E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster tridite me poetete Ballkanit

GJIROKASTER- Tri dite manifestim i vlerave te perbashketa dhe te vecanta te poeteve nga rajoni i Ballkanit. Iniciues eshte bere klubi i krijuesve Joniane ne Sarande nderkohe qe mjedisi i veprimtarive integruese ka qene Gjirokastra. Manifestimi u cel me diskutimin per letersine shqipe ne kuadrin e asaj ballkanike. Ne te u shkembyen mendime rreth shqetesimeve qe lidhen me njohjen e ndersjelle jo sa duhet te poezise ballkanase me nivelin e pergatitjes profesionale te perkthyesve etj. U tha se kjo vjen edhe nga mungesa e figurave imponuese poetike dhe fondeve fare te pakta te kultures per kete qellim vecanerisht tek ne ne Shqiperi por edhe per shkak te mendesive te vjetra nacionaliste etj. Manifestimi poetik vijoi me pritjen dhe biseden qe kryetari i Bashkise se Gjirokastres Flamur Bime e stafi i tij u rezervoi poeteve pjesemarres. Kryebashkiaku Bime theksoi se Gjirokastra eshte qytet krijuesish te shquar por kurre kjo bashki nuk ka pritur njeherazi kaq shume poete kosovare shqiptaro-maqedonas boshnjake maqedonas greke dhe shqiptare nga emigracioni. Mes te tjerash ne kete takim u prezantuan poetet tane nga Tirana Elbasani Fieri Rrogozhina Kucova Permeti Saranda e Gjirokastra. Ne emer te krijuesve sarandjote poeti Timo Merkuri i dhuroi kryetarit te Bashkise Gjirokaster nje statuje te hyjneshes se Butrintit Dea ndersa kryetari i Klubit te Krijuesve Joniane Bardhyl Maliqi ne emer te poeteve pjesemarres i dorezoi zotit Bime Certifikaten e Mirenjohjes. Nga ana e vet kryebashkiaku Bime tha se do te kontribuoje ne vazhdimesi per te ngulitur traditen e manifestimeve poetike nen shembullin e Klubit te Krijuesve Joniane te Sarandes. Veprimtaria kryesore ne kuader te Manifestimit Poetik te poeteve ballkanike ishte ajo qe u zhvillua ne Galerine e Artit Figurativ ne mjediset e Kalase se Gjirokastres. Regjisoret dhe aktoret e teatrit te Gjirokastres paraqiten nje kolazh me vargje te perzgjedhura me elemente te biografive poetike dhe librave te poeteve pjesemarres. Ne nje prej sallave te hotelit Cajupi u prezantua libri poetik Hiresi perrallore i poetes piktores dhe pedagoges se Universitetit te Prishtines Miradije Ramiqi. Diskutimi u pershkua nga qasja mes poetes dhe piktores ne tematike brendi ideore mjete shprehese dhe urekalime nga piktura ne poezi. Poetja Miradije Ramiqi tha se u ndje e befasuar nga niveli i diskutimeve dhe nga dashamiresia e poeteve ndaj saj. Pjese e manifestimit ishte edhe nje vizite pune ne mjediset e reja te kompleksit shkrimor te shtypshkronjes dhe shtepise botuese Argjiro. Manifestimi poetik u mbyll me shperndarjen e certifikatave perkatese.
GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›