E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edita: Maqedonasit ma shfpifën mbemrin me "ski"

Edita ka lindur në Bern të Zvicrës nga një familje shqiptare me origjinë nga Maqedonia, ndërsa sot jeton në Keln të Gjermanisë. Mbrëmjen e së enjtes, ajo ishte mysafire e televizionit gjerman ARD, në spektaklin e moderatorit Harald Shmidt. Gjatë bisedës, ajo ka rrëfyer para opinionit gjerman sesi nga mbiemri i saj Zahini, është krijuar një mbiemër i “shpifur”.

“Mbiemri im është disi i shpikur. Kur familja ime ka dashur të shpërngulet nga Maqedonia për në Zvicër, autoritetet maqedonase kishin krijuar një rrëmujë të vërtetë me mbiemrin tim. Ata na emërtuan me emrin e gjyshit tonë Abdi, dhe thjesht e kishin shtuar ‘ski-në’. Të parët tanë janë quajtur Zahini. Por, mua më quani thjesht Edita”, ka deklaruar shqiptarja me një buzëqeshje.

Në fund të spektaklit televiziv, ajo ka kënduar një këngë me të cilën la mbresa të mëdha tek spektatorët, ndërsa moderatori është treguar mjaft i kënaqur nga prania e Editës. “Këtë fat nuk e ka secili televizion”, deklaroi moderatori Shmidt.

“X-Factor” është një spektakël televiziv, i cili për herë të parë është realizuar në Britaninë e Madhe. Në këtë spektakël garohet në këngë, dhe aktualisht organizohet në shumë vende të botës. /lajm/

                                                                                             2010-11-22 11:19
  [ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›