Gjirokastër, tritol lokalit në zonënmuzeale, dëmtohen dhe 6 të tjerë
TIRANE- Një sasi eksplozivi është vendosur në një lokal në zonën muzeale të qytetit të Gjirokastrës, në zonën e njohur si Qafa Pazarit.
Ngjarja është shënuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Korrespondenti i Tv A1 REPORT! dhe Shqiptarja.com Piro Nase informoi sot në mëngjes se sipas policisë së këtij qarku eksplozivi, dyshohet rreth 300 gram është vendosur në derën e lokalit në pronosëi të Shefki Karaxhozit.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm në këtë lokal por edhe 6 të tjerë përreth. Policia në vendngjarje ka mbledhur provat dhe dëshmitë e para. Autorët dyshohet se janë dy persona të identifikuar dhe të shpallur në kërkim nga policia.
(sg/shqiptarja.com)