E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, policia sekuestron14 kgmarijuanë, pranga 3 shqiptarëve

PRATO - Policia e Pratos në itali ka arrestuar tre shtetas shqiptarë për posedim të lëndës narkotike të llojit marijuanë.

Tre shqiptarët Florian Palaj 25 vjeç, Gjovalin Gjoka 52 vjeç dhe Martin Gjoni 51 vjeç u arrestuan pasi gjatë kontrollit në makinën e tyre tip BMW, u gjetën 14 kilogram marijuanë me vlerë tregu 100 mijë euro.

Lënda narkotike ishte fshehur në serbatorin e gazit të makinës dhe ishte ndarë në 7 pako në formë rrethore me nga dy kilogram secila.

Bashkë me drogën policia ka sekuestruar edhe 4 mijë euro dhe 6 telefona celularë. Policia dyshon se droga vinte nga Shqipëria.

Besjan Malo/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›