Gjirokastër, zjarri shkakton dëme në dy fshatra

Burime zyrtare nga policia lokale thanë se “vatra e zjarrit ka qenë e përmasave të mëdha”, por fatmirësisht flakët nuk shkaktuan dëme në banesat e fshatit. Zjarrfikësit dhe policia mbërritën në vendngjarje, por ndërhyja ishte e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.
“Deri tani kemi konfirmuar 5 hektarë të djegur plotësisht, ndërsa dhjetëra pemë frutore janë shkrumbuar”, bëjnë të ditur burimet, duke shtuar se “ende nuk dihet shkaku i zjarrit”.
Në qarkun e Gjirokastrës, gjatë sezonit veror janë evidentuar deri tani 53 raste zjarri, prej të cilëve 20 aksidentale, 19 nga pakujdesia dhe 14 kanë rezultuar të jenë zjarre të qëllimshme.
Deri tani janë ndaluar 11 persona si zjarrvënës, ndërsa 19 të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë.
/Start/E.B/
2011-09-04 20:08