E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër/Banorët e fshatit Shtëpëz kërkojnë sistemimin e rrugës

Fshati Shtëpëz,në njësinë administrative Picar i vendosur 7 kilometra nga autostrada Gjirokastër-Tepelenë vuan prej vitesh mungesën e infrastukturës rrugore.Banorët e këtij fshati janë vendosur në vendin aktual për më shumë se 30 vjet pasi fshati vjetër ka patur terren të vështirë dhe nuk kanë patur ujë për nevojat bazike.Aksi rural me një gjatësi prej 1 kilometër është iamortizuar situatë kjo që vështirëson 25 familjet e këtij fshati.Banorët shprehen se ky segment deri te varrezat e fshatit nuk kalohet dhe i çojnë të vdekurit me shumë vështirësi.Këta të fundit apelojnë për sistemimin dhe ndërhyrje ndaj këtij segmenti.

“Rruga e Shtëpëzit vazhdon në të njëjtën gjendje që kur jemi vendosur këtu pasi më përpara kemi qënë më sipër në fshatin e vjetër.Rruga deri te varrezat nuk kalohet i shpiem të vdekurit me shumë vështirësi dhe makinat bëhen copëra.S na vijnë dot fëmijët nga emigrimi.Ne kërkojmë nga instancat kompetente sistemimin dhe të ndërhyhet te rruga menjëherë”

25 familjet e fshatit Shtëpëz e përjetojnë me shumë vështirësi situatën e krijuar.Burime pranë njësisë administrative Picar bëjnë të ditur se së shpejti do nisë riparimi I segmentit deri te zona e varrezave si dhe sistemimi i rrugëve të brendshme të këtij fshati

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›