Transmetimet live në Instagram akomodojnë deri në 4 persona

Instagram do të zgjerojë transmetimet Live për të akomoduar më shumë se dy persona, në një transmetim të vetëm. Platforma lançoi “Live Rooms”, ku mund të dalin live së bashku, deri në katër persona.
Instagram thotë se shpreson të hapë më shumë mundësi për përdoruesit duke hostuar biseda, tutoriale apo shfaqje. Opsioni i ri do të jetë i disponueshëm nga data 1 Mars, dhe duhet të mbërrijë tek të gjithë përdoruesit brenda javës.Gjatë pandemisë, përdoruesit e kanë përdorur “Instagram Live” më shumë se kurrë më parë. Vitin e kaluar platforma i ka bërë transmetimet live të shikueshme nga kompjuteri, ndërsa përdoruesit mund ti ruanin ato në IGTV, për ti bërë të disponueshëm për më shumë se 24 orë. Në Tetor’ media sociale e çoi kohëzgjatjen maksimale, deri në 4 orë për një transmetim live, nga 1 orë që ka qenë më parë. Duke zgjeruar numrin e pjesëmarrësve, një transmetim live në Instagram, po ju jep një mundësi krijuesve të arrijnë audienca gjithmone e më të gjera.