E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër,Covid-19 godet hotelerinë, shumica e tyre drejt mbylljes, pjesa e mbetur me staf të reduktuar

Sektori me të cilin mbahet prej shumë vitesh zhvillimi ekonomik i qytetit të Gjirokastrës,turizmi është goditur si pasojë e përhapjes së pandemisë globale Covid-19.Nëndegët e saj më të rrezikuar janë ato të bizneseve të akomodimit si dhe të hotelerisë duke detyruar kështu bizneset në fjalë të punojnë me staf të reduktuar dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre ti mbyllin.Në lidhje me situatën e krijuar kreu i Dhomës Rajonale të Tregtisë Gjirokastër Maksim Hoxha ka pohuar se gjendja e shkaktuar lidhur me reduktimin e stafeve është plagë e madhe për bizneset e hotelerisë pasi për ata është investuar shumë për trajnimin,kualifikimin dhe perfeksionimin e tyre në këtë pjesë.Ndërkohë Hoxha është shprehur se pjesa e ndihmës financiare për punonjësit e larguar është bërë temë diskutimi dhe ende nuk është vendosur asgjë.Bizneset janë ende në pritje.

“Nga informacionet që kemi nga anëtarët e dhomës së tregtisë Gjirokastër të cilët i përkasin bizneseve të akomodimit një pjesë e tyre i kanë mbyllur si pasojë e përhapjes së pandemisë.Ndërsa pjesa e mbetur punon me staf të reduktuar.Humbja e fuqisë punëtore është plagë e madhe për bizneset pasi për ata janë investuar shumë për trajnimin,kualifikimin si dhe perfeksionimin e tyre në këtë aspekt. Ndihma financiare për punonjësit e larguar mbetet ende një temë diskutimi në çdo tavolinë,televizion dhe kudo por ende nuyk është asgjë perveç pagës prej 40000 lekësh të reja që morën gjatë periudhës së karantinës muajin e kaluar”   Pritshmëritë për bizneset e akomodimit për vitin 2021 janë të pakta dhe shpresojnë për ndryshimin e gjendjes aktuale gjatë sezonit veror.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›