E Enjte, 5 Nëntor 2026

Policia shton kontrollet edhe në zonat rurale për shkeljet e kodit rrugor

Policia rrugore gjatë kësaj periudhe, ka shtuar kontrollet jo vetëm në qytet por edhe në zonat rurale për konstatimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas specialistit të komisionit të qarkullimit rrugor Artan Tarka, shërbimet  e qarkullimit rrugor kanë bashkëpunuar me specialistët e zonave rurale për konstatimin e këtyre shkelësve, kryesisht për drejtimin e mjetit nga fëmijët nën moshën e lejuar, fenomen ky problematik në njësitë administrative ku nuk ka prezencë policore.

” Në të gjitha rastet ku ka shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, policia rrugore merr masa për zbatimin e ligjit. Në rast se konstatojnë qytetarë të ndryshëm që shkelin rregullat, kur shikojnë që drejtuesi i mjetit ësthë fëmijë ose kur ecet me shpejtësi në qytet apo fshat, vetë qytetarët duhet të lajmërojnë policinë në  numrin 129 dhe policia rrugore shkon menjëheërë në vendngjarjen ku ndodh shkelja dhe merr masa duke parandaluar edhe ngjarje aksidentesh. Në njësitë adminostrative janë specialistët e zonave që kontrollojnë dhe ata informojnë në rast se konstatojnë shkelje.

Shërbimet e policisë rrugore vendosen kryesisht nëpër akset rrugorë kryesorë, në akset që janë problematikë dhe në qendrat e banuara. Në 2020, ka patur në këto zona rreth 4 raste që jane kapur drejtues mjeti nën moshën e lejuar dhe janë marrë masa komform ligjit “, sipas specialistit Artan Tarka.

Gjatë vitit 2020 ka patur rreth 5 raste në qarkun e Gjirokastrës ku drejtuesit e mjetit kanë qenë nën moshën e lejuar, pa leje drejtimi. Kundrejt tyre janë marrë masat e duhura nga blutë e qarkullimit të cilët bëjnë thirrje që këto shkelje të shmangen pasi janë burim kryesor aksidentesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›