Gjirokastër,banorët e lagjes ‘’Cfak뒒 9 muaj pa transport publik

“Cfaka” është e vetmja lagje në qytetin e Gjirokastrës që i mungon shërbimi i transportit urban.Prej muajsh, banorëve të saj u është dashur që lëvizjet t’i bëjnë me këmbë dhe me taksi,të dyja të pa përpallueshme për ta.
Ky shqetësim nuk po merr zgjidhje edhe pse ka ardhur stina e shirave e cila e bën më të veshtire levizjen e banorëve drejt qendrës së qytetit, ku marrin edhe shërbimet më të shumta .Edhe pas ankesave të vazhdueshme situata vazhdon te jetë e njëjtë.
Për RTSH Gjirokastra ata shprehen:
“Mua më duhet të shkoj çdo ditë me këmbë në punë.Si unë, ka shumë të tjerë të cilëve u duhet të ecin mbi gjysëm orë për të arritur në orarin e caktuar.Na i ka vështirësuar shumë përditshmërinë mosfunksionimi i linjës.”
“Jemi lagje e largët nga qendra e qytetit dhe nuk mund të lëvizim përherë me këmbë.Marrim herë pas here taksi,por është e pa përballueshme për ne pensionistët.Kërkojmë zgjidhje nga bashkia pasi dimri e bën më shqetësuese këtë situatë.”
“Kemi fëmijët në shkolla.Për të arritur në kohë duhet të nisemi që në orën 7.Tani që filluan edhe rreshjet po bëhet edhe më e vështirë lëvizja.Është një problem që duhet zgjidhur.Jo të gjithë kemi mjete private.”
S’kanë kaluar pak, por plot 9 muaj, që banorët e lagjes ‘’Cfakë” në Gjirokastër janë në këto kushte.