E Enjte, 5 Nëntor 2026

Krinë, fshati me perspektivë zhvillimin e turizmit

Krinë, quhet një fshat i vogël në njësinë administrative Antigone , në rrethin e Gjirokastrës. Një fshat që dikur kishte rreth 90 banorë, të cilët kishin traditë bujqësinë, por pa lënë pas edhe blegtorinë.

Fshati numëron shumë pak banesa dhe ka një pamje krejt të vecantë nga fshatrat e tjerë të kësaj ane. Njerëzit janë mikpritës tepër të dashur dhe bujarë, Këtë e kupton edhe veç duke parë sytë e tyre sapo i takon.Tashmë në fshat kanë ngelur vetëm 25 banorë, Ata vazhdojnë traditën e bukqësisë dhe blegtorisë krahas përkujdesjes për banesat dhe kopshtet e tyre.Ky është një fshat malor me pak popullsi. Krina është fshat shumë i vogël. Banorët janë kryesisht të ardhur nga fshatra të tjerë.

“Familja ime  ka ardhur në Krinë që kur u krye gjenocidi atëherë në fshatin Hormovë, nëqoftëse nuk ndërronte familja fenë, dënoheshin të gjithë me vdekje, Familja ime vendosi të largohej nga Hormova dhe erdhi në Krinë për të mos ndërruar fenë. Krina është fshat i krijuar nga njerëz të ardhur nga fshatrat e Hormovës, Labovës, Libohovës, etj. Me hapjen e kufinjve, shumica e të rinjve ikën në mërgim madje në vitin 1991 edhe unë vetë ika. Punova 20 vite jashtë , tani që erdhi koha e pensionit u kthyem përsëri. Banorët këtu në radhë të parë janë marrë me mbjelljen e perimeve që i tregtonin tek pazari i vjetër. Prodhimet ishin shumë të mirë, pra merreshin me bujqësinë, ndërsa nga blegtoria, nxirrnin prodhime vetëm për veten e tyre. Ka çobanë që kanë bërë kopetë e tyre me 100 kokë dhen, por janë të rrallë në fshatin tone, ata që kanë ngelur këtu, rinia kanë gjetur punë në qytet ndërsa të moshuarit merren me punët e fshatit. Njerëzit këtu janë shumë puntorë, janë të dashur dhe mikpritës”, thotë një I moshuar

“Ne si fshat na ndihmon shumë edhe rruga që u bë. Është një perspektivë e mirë edhe zhvillimi i turizmit dhe jemi të lumtur që në verë ka shumë lëvizje në fshat. U pëlqejnë prodhimet bio, u pëlqen ajri i pastër dhe padiskutim kisha, që është objekt shumë i vjetër mbi 100 vjeçar ” , thotë një banor i moshuar që e ka shtëpinë në qendër të fshatit.

“Unë kam ardhur  në këtë  fshat nga fshati Palokastër kur kam qenë 32 vjeç dhe kam këtu pothuajse 50 vite. Zgjodha fshatin Krine sepse kishte një popull të urtë. Krina është një fshat i vjetër, Banorët merreshin me zarzavate ndërsa tani kanë ngelur këtu pensionistët. Në fshat ka edhe turistë në verë sepse vizitojnë sitin arkeologjik të Antigonesë”, tregon një tjetër i moshuar diku tek 85 vjeç që e takojmë në rrugë të fshatit.

Banorët që janë larguar nga fshati, kthehen gjatë verës, duke investuar edhe për mirëmbajtien e banesave të tyre. Megjithatë, ata që kanë ngelur në fshat, shikojnë si perspektivë turizmin, pasi çdo behar fshati i tyre mbushet me vizitorë të shumtë, që vizitojnë zonën dhe janë të apasionuar pas turizmit malor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›