Gjirokastra destinacion i kërkuar për festat – Qyteti i gurtë i preferuar sidomos nga vizitorët e huaj

Prag festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2025 në Gjirokastër kanë krijuar një atmosferë të veçantë. Komplekset muzeale, ndërtesat karakteristike dhe rrugët e kalldrëmta janë zbukuruar nga dekori dhe dritat shumëngjyrëshe duke e bërë qytetin e gurtë tërheqës për turistët edhe në stinën e dimrit.
“Ka disa vjet që në Gjirokastër në festat e fund vitit ka pasur dhe ka vizitor”, u shpreh Maksim Hoxhas, Kryetar i Dhomës së Tregtisë, Gjirokastër.
Në nisje të muajit dhjetor konstatohet një interes në rritje i turistëve, kryesisht të huaj për të vizituar Gjirokastrën. Bizneset hoteliere dhe strukturat akomoduese kanë rritur prenotimet për ditët e festave të fund vitit.
Përgjatë këtij viti Gjirokastra është vizituar nga rreth 600 mijë turistë, pjesa më e madhe e të cilëve janë turistë të huaj.
/RTSH/