Një artizane e përkushtuar, punimet e artizanes të preferuara në çdo stinë

Dhurata Shiroka, një artizane e përkushtuar prej 20 viteve e cila krijon dhe stilon veshje të ndryshme tradicionale. Sapo hyn në ambientin e saj të punës janë pikërisht këto motive popullore të endura me mjeshtëri nga duart e saj që bien në sy dhe bën që të ndalosh për një moment dhe ti sodisësh ato.
Të jesh artizane nuk është fort e lehtë sepse duhen orë të tëra të realizosh një veshje tradicionale, e për më tepër veshja qytetare e Shkodrës e cila kërkon kohë dhe mund për ta realizuar me çdo detaj që ajo mbart mbi vete.
Veshjet tradicionale të punuara nga artizania Dhurata Shiroka janë të preferuara në çdo kohë dhe në çdo stinë të vitit, madje dhe turistët e huaj tregojnë interes dhe duan të marrin një kujtim me vete qoftë një motiv apo një simbol kombëtar nga Shqipëria.
Dhurata nuk do t’ia dijë për vështirësitë që ka gjatë punës por vazhdon të punojë me pasion si një artizane e përkushtuar në qytetin e Shkodrës.
Gazetare: B. Cina
/RTSH/