E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokatër, nis restaurimi i çatisë së banesës “Karaulli” në qendrën historike të qytetit

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Në kushtet e emergjencës Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (DRTK) Gjirokastër ka filluar punën për restaurimin e çatisë së banesës “Karaulli” në qendrën historike të qytetit.

DRTK bën të ditur se çatia e kësaj banese ka pasur probleme serioze me një pjesë të konsiderueshme të saj dhe rrezikonte nga degradimi i mëtejshëm.

Dëmtimet që ky objekt ka pasur ishin komplekse, duke filluar nga trarë dhe mahi të thyer, petavër të kalbur dhe spreth të dëmtuar.

Punimet restauruese DRTK-ja po i kryen në bashkëpunim me pronarët e objektit, që mundësuan ndërhyrjen e menjëhershme në banesën “Karaulli”.

1 nga 5

/r.e/a.f-

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›