E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobevenie kriminale mbi biznesin

Ka tash sa kohe qe ne rruget qytetet e fshatrat e Shqiperise degjon per vjedhje plagosje vrasje vetevrasje grabitje dhune mbi te pambrojturit shkaterrim me djegie apo me eksploziv te prones private hedhje ne ere te automjeteve gjobevenie kriminale mbi biznesin grabitje bankash apo zyra te kembimit monetar e gjithcka tjeter qe perkon me mungesen e rendit publik e sigurine e jetes apo prones se qytetareve...

Nga Gazmir Bizhga

Deputet i Partise Socialiste

...Kaq e perditshme dhe kaq e perseritur eshte kjo panorame trishtuese sa nuk duhet shume mend qe te kuptosh se tek ne rendi publik eshte shthurur apo me mire te thuash se nuk ekziston fare dhe se lufta kunder krimit eshte thjesht iluzive dhe prodhon vetem efekte statistikore.

Ka shume kohe qe ne opozita kemi ngritur zerin duke vene kembanen e alarmit per ate se cfare po ndodh sot me sigurine e rendit publik ne shoqerine tone sesi po ndjehen gjithnje e me te pambrojtur qytetaret tane sipermarresit pronat e tyre perballe krimit ordiner e atij mafioz qe po ju gerryen ekonomine e tyre me shume se kriza ekonomike qe ka mberthyer vendin apo taksat e qeverise. Kaq e vertete eshte kjo sa para pak ditesh qytetaret tane mbeten te tmerruar e te shokuar nga vrasja me eksploziv ne mes te Vlores e nje gjyqtari gjaku i te cilit skuqi kroniken e dites. Po kjo nuk ngeli me kaq se pas dy ditesh nuk u skuqen nga vrasja rruget po vete sallat e gjykates ku ne Lezhe krimi e goditi mu perpara trupit gjykues shoqerine tone si per ti treguar me arrogance se drejtesia ne kete vend nuk ekziston dhe vetegjyqesia eshte e vetmja zgjidhje e problemeve.

Para pak ditesh u vra ne deren e shtepise se tij me thike pas shpine nje djale i mrekullueshem i qytetit te Durresit Junxhin Guza. Nje volejbollist i talentuar i ekipit tone kombetar qe e donte aq shume jeten sportin te ardhmen dhe atdheun e tij. Vetem per ta grabitur per asgje me shume. Nderkohe qe gjaku i Junxhinit qe skuqi rrugen para shtepise hidheroi pamase qytetaret e Durresit dhe beri dhe me te pasigurt jeten e familjeve e te femijeve tane. Mbreme vone u plagosen tre qytetare ne Shkoder pardje humbi jeten nje minator ne Bulqize e u plagosen tete te tjere humben jeten ne rruge duke vajtur per ne shtepi kater qytetare ne Gjepalaj e keshtu me radhe shoqerohen ditet tona ku degjojme te njejtat ngjarje te cilat perseriten e riperseriten kudo neper Shqiperi. Ndryshimi i vetem jane emrat e fatkeqeve te cileve ju bie fati te jene pre e krimit. Ndersa Ministria e Brendshme Policia e Shtetit vetem mbledh pasojat si fakte e shkruan ngjarje harton raporte stinore me grafike me ngjyra. Vetem kaq. Se per te parandaluar krimin nuk ka asnje strategji.

Ne te gjithe kete panorame tragjike per jeten e qytetareve tane Policia e Shtetit te servir te dhenat e zbulueshmerise gje e cila te ben te hamendesosh se raportet zyrtare nuk e thone gjithe te verteten. Ajo qe nuk thote Policia eshte se cfare ka qe nuk po zbulohet ende pas me shume se dy vjetesh vrasja e deputetit te opozites njeriut te mire Fatmir Xhindi. Cilet jane vrasesit dhe motivi i vertete i kesaj vrasjeje qe ndodhi ne prag te zgjedhjeve te shkuara parlamentare

Kush e vrau Kryetarin e komunes Terthore Remzi Veseli ne prag te zgjedhjeve te shkuara vendore Cili eshte motivi i vertete

Kush i vrau ne bulevard kater qytetaret e pafajshem me 21 janar te ketij viti Cilet jane ata qe shkrehen armet e shtetit Cili qe urdheruesi Cila ishte arsyeja qe i shtyu ekzekutoret e vertete qe te linin dhjete femije jetime

Keto dhe shume te tjera nuk i shpjegojne dot raportet e Policise se Shtetit. Qe rendi publik tek ne ka marre me teposhte kjo nuk ka me asnje dyshim por ajo qe i ka cuditur me shume keto dite qytetaret tane eshte fushata e re e pa menduar ndonjehere e gjobitjes pa fund e vend e pa vend e automjeteve jo nga rruga por nga zyrat e komisariateve te policise rrugore me te vetmin arsyetim per te mbushur arken e zbrazur te shtetit. Arken e ketij shteti qe i ka lene policet pa dieta pa shperblime per oret e punes jashte orarit pa uniforma e pa mjete pune. Me mijera qytetare e kane pare veten te abuzuar nga kjo skeme tipike piramidale e policise rrugore. Skeme piramidale qe gjobit masivisht qytetaret per automjetet e tyre edhe per vende apo destinacione qe nuk kane qene kurre ndonjehere por qe ju duhet te paguajne gjobe. Kete po kete e ben mire policia jone.

Pas kesaj qytetareve ju mbetet vetem te shpresojne se po shpetuan naten nga vjedhja apo gjobat e mafies nuk do shpetojne diten nga gjobat e policise rrugore qe eshte kthyer ne nje forme te ligjeruar te mafies shteterore. E them kete se gjithnje me vijne ne mend theniet e nje drejtuesi te larte te policise rrugore ne Komisionin e Sigurise Kombetare qe deklaroi se pas cdo polici rrugor eshte nje deputet i qeverise. Prandaj qytetareve tane ju duhet qe ti paguajne keto gjoba te padrejta.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›