E Diel, 1 Nëntor 2026

Deri ne 2013 Berisha ka vetem nje armik

Nga Mero Baze

Presidenti Bamir Topi nuk do ta kete te veshtire te jete tani e tutje protagonist i debatit politik ne vend. Kryeministri Berisha po ben ceshte e mundur ta mbaje ate prezent para shqiptareve cdo dite qyshkurse ai deklaroi se ka ambicie politike dhe do te rikthehet ne politike pas vitit 2012. Sulmin e pare nuk e mendoi gjate. Sapo Presidenti tha qe Jozefina e flet shqipen si injorante ai i turri gjithe ithtaret e dialektit shkodran per te akuzuar se ka fyer Shkodren. Presidenti e mori ne fillim seriozisht dhe desh te sqaroje qe ska gje me dialektin shkodran se zonja flet nje zhargon rrugesh prej injoranteje por fushata nuk u ndal. Qellimi eshte te mbahet larg veriut ambicia politike e Bamir Topit atje ku Berisha mendon se ka keshtjellen e vet. Nuk ka rendesi se ben qesharake Jozefinen dhe ve ne seder nje qytet si Shkodra te cilit i ka rene per pjese te mbroje edhe dialektin e vet edhe Jozefinen. Aq entuziast ishte ne idene se Bamir Topin po e ndeshkonte per faktin se nuk pelqente zhargonin e Jozefines sa ne debate publike zhargoni i Jozefines u shpall nje vlere me e madhe se gjuha e njesuar ne vend. Bile u shkua dhe me tej sa vlerat lokale apo deformimet e tyre te shpallen si mbivlera kombetare. Pasi u be objekt barsoletash ne Shkoder me aksionin e tij per te shpallur Jozefinishten gjuhe kombetare dje kaloi tek plehrat. Bamir Topi ka kthyer per rishqyrtim ligjin e plehrave dhe Sali Berisha gjeti rastin ta sulmonte dje duke e quajtur Aleanca e Plehrave. Duke mbajtur nje fjalim te gjate kunder gjithe bashkiakeve socialiste qe sipas tij po ndotin mjedisin ai sulmoi Topin si kryetar te tyre.

Neser pasneser dhe ne ditet ne vazhdim do te kete ngjarje te tjera ne kete vend. Mos u cudisni qe cdo gje e keqe tani e tutje ka lidhje me Bamir Topin. Nese bie ndonje komete nese del Hena blu dhe ka permbytje ne Shkoder nese ka aksidente dhe plehra ne rruge nese ka korrupsion apo krim te zhvilluar nese ka rritje abortesh apo vetevrasjesh fajtor do te jete Bamir Topi.

Sali Berisha e ka te qarte se deri ne vitin 2013 ai ka perpara vetem nje armik te strukturuar ate qe ka pasur nenkryetar te partise se tij dhe qe perfaqeson brenda asaj partie anti-berishizmin. Pikerisht ketu e ka problemin me te madh Sali Berisha. Per te mundur Bamir Topin nuk ka nevoje per kaq shume lufte. Per ta mundur ate dhe per ta shmangur nga mbeshtetja brenda PD-se mjafton qe Berisha te shmange pakenaqesite dhe zhgenjimet qe ndodhin brenda asaj partie nga drejtimi i hekurt i partise prej Familjes Berisha. Mjafton qe Berisha te beje ne kohen e duhur kuvendet e partise te beje gara te hapura te mos fuse ne parti pa gare nje tufe dashnoresh te shokeve te cunit per tu dukur parti trendy dhe te respektoje kontributet e individeve ne ate parti. Ky eshte nje ekuacion i veshtire. Nese Berisha ben kete ai demokratizon partine dhe nese e ben kete ai e humbet ate parti. Nese ai nuk e ben kete qe sic shihet ska ndermend ta beje ai automatikisht ka prodhuar nje fryme jo te vogel kunder tij qe shkon heshturazi tek Bamir Topi.

Ka plot zera bile autoritare brenda PD-se sic eshte rasti i Mustafajt apo dikujt tjeter qe bejne thirrje formale qe Bamir Topi te mos krijoje parti te re por te demokratizoje PD. Kjo eshte thjesht nje perpjekje per ti kujtuar Berishes ate qe nuk ka fuqi ta beje dhe jo ti kujtojne Bamirit ate qe duhet te beje. Partia Demokratike nuk eshte seli dhe as shpelle e Dragobise. Ajo ishte nje ideal dhe ideali nese do ta respektosh gjen strehe kudo. Sali Berisha di pikerisht faktin se rreziku i vjen nga ata qe nuk ka fuqi ti mbaje brenda gardhit. Ne cdo qark ne cdo rreth ne cdo qytet dhe fshat ai ka nje njeri qe e ka te komanduar te Familjes dhe nje rival te tij te hidheruar nga ky pushtet i pafundme dhe pa kuptim. Ai e di dhe e ndjen se keta njerez do ta tradhtojne ne diten qe ai do te perpiqet te rikonfirmoje njerezit e Familjes ne ate parti. Per kete arsye ia ka nisur punes qe cdo dite te merret me Bamir Topin me cfaredo teme dhe subjekti politik qe ta nise biseden. Atij i duhet tu thote mbeshtetesve te vet se ai nuk eshte me i tyre eshte i armikut eshte pleh horr faqezi dhe bile nuk pelqen as te folmen e Jozefines. Ai kerkon doemos te perdore kunder tij krahinarizmin militantizmin antikomunizmin komunizmin te majten te djathten te persekutuari persekutoret pronaret grabitesit e pronave gjithcka qe ka ne dispozicion te tij si mbartes i gjithe pushteteve ne kete vend. Dhe te gjithe kete e ben vetem per nje shkak se nuk ka me ne dore te vendose per fatin e nje njeriu te Bamir Topit. Dhe akoma me keq ky i fundit mund te vendose per te.

NOA

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›