E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobiten 6 kompani elektronike nderkombetare

Gjashtë kompani ndërkombëtare mes të cilave Samsung dhe LG Electronics janë gjobitur për monopol të paneleve LCD.  Komisioni i zhvillimit kombëtar dhe reformave në Kinë ka vendosur gjobën prej 353 milionë juan për këto kompani për shkelje të ligjit kundër monopolit. 

Komisioni ka vendosur gjithashtu tu konfiskojë të gjitha të ardhurat nga shitja e këtyre paneleve si dhe kthimin e detyrueshëm të produkteve të shitura. 

Që nga viti 2006 komisioni i reformave kineze ka marrë denoncime të shumta duke i akuzuar të gjashta sipërmarrjet e mëdha elektronike për konspirim të kontrollit të çmimeve të paneleve LCD. 

Për këtë komisioni ka nisur hetimet duke verifikuar se kompanitë kanë organizuar 53 takime çdo muaj mbi shkëmbimin e informacionit mbi tregun e paneleve LCD.
 Kreu i departamentit anti monopol nw Pekin Xu Xinyu thotë se në të paktën 13 takime të dimensioneve të mëdha ato kanë diskutuar për çmimet globale të paneleve të të gjitha madhësive për periudhat e ardhshme. 
Sipas komisionit, kontrolli i çmimeve të paneleve LCD në kontinentin aziatik ishte dëmtues për kompani të tjera dhe konsumatorin, për të drejtat dhe interesat legjitime. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›