Elbasan sekuestrohen 16 mln leke te reja

Bazuar në vendimin e gjykatës, seksioni i kundër pastrimit të parave në drejtorinë e policisë s qarkut Elbasan ka identifikuar e më pas ka sekuestruar 11 llogari bankare të shtetasit Sokol Roçi 28 vjeç me banim në Elbasan. Vlera e llogarive të bllokuara arrin në 16 milion lekë të reja. Sipas seksionit përkatës dyshohet se shuma në fjalë është përfituar në rrugë antiligjore. Ndaj autorit është ngritur akuza e pastrimit të parave. Çështja është nën hetim.