E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjokutaj: Seancat në Gjykatë janë tragjikomedi politike

Avokati Genc Gjokutaj duke iu referuar procesit gjyqësor për ish-kryeministrit Berisha, u shpreh se Gjykata në këtë rast nuk është e pavarur dhe objektive sepse qëllimi i saj është që të japi mesazhin në popull që këtu ka një inkriminim të madh.

Në emisionin “3D”, Gjokutaj nënvizoi se, “kur gjykata dhe sistemi bie, kur datat e gjykimit dhe datat e hetimit, pyetjet e dëshmitarëve bëhen baza familjare dhe kur ka një regji, që po ta ndjekësh nga dita në ditë por nuk e di sa të informuar jeni, është vetëm një tragjikomedi politike e cila do të japi mesazhin në popull që këtu ka një inkriminim të madh”.

Sipas Gjokutaj ,duke gërshetuar seancat hetimore me seancat gjyqësore thirren dhe në orën 4 dhe 5 pasdite nëse vazhdon gjyqi.

“Unë nuk mund të bëj naivin, ajo që thoni ju është ashtu siç duhet të jetë por fakti është që nuk është ashtu siç duhet të jetë dhe po të ecim me termin gjykatës është term shumë i madh. Gjykata është e pavaruar dhe objektive dhe jo e shkarkuar nga personi të cilin ajo e heton dhe e gjykon”, theksoi ndër të tjera ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›