E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjokutaj dëmtoi këmbën\ Berisha do mbrohet në GJKKO me avokaten e Belerit!

Berisha Gjkko

Klodiana Gjyzari avokatja e eurodeputetit Fredi Beleri në seancën e kësaj të premte do të mbrojë ish kryeministrin Sali Berisha në GJKKO.

Mbrojtësja ligjore është pajisur edhe me prokurorë të posaçme për të përfaqësuar ligjërisht para togat e zeza Sali Berishën.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se avokati Genci Gjokutaj nuk do të jetë pjese vetëm për këtë seancë pasi ka pasur një dëmtim me këmbën e tij.

Në seancën e kësaj të premte do të vendoset nëse aktet do të merren në dorëzim nga mbrojtja e zotit Berisha, me ose pa pagesë, çështje kjo që u diskutua edhe në seancën e fundit. BW

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›