E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjermani\ Vrau bashkatdhetarin, në pranga shqiptari

Policia gjermane ka zbardhur vrasjen e ndodhur të shtunën në Eisenbahnstrasse, ku një 39-vjeçar shqiptar ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra. Në prangat e policisë ka rënë një shqiptar, 52 vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë bashkatdhetarin e tij pas një debati.

Ai doli para Gjykatës e cila e lanë në burg. Policia po vazhdon hetimet dhe është në kërkim të dëshmitarëve.

Veçanërisht po kërkohet një mashkull me syze, i cili fillimisht ka raportuar dhe më pas nuk është gjendur. As identiteti i tij nuk dihet nga grupi hetimor. BW

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›