Gjonçaj: Procesi i rinumërimit ishte qesharak
Përfaqësuesi i PS-së në Kolegjin Zgjedhor, Genc Gjonça, deklaroi se procesi i rinumërimit të votave për Tiranën ishte një proces qesharak.
Sipas tij, gjatë këtij procesi u vunë re shkelje dhe deformime të shumta dhe skandaloze, të cilat u panë nga të gjithë shqiptarët.
Gjonçaj tha se pjesa më e madhe e materialeve zgjedhore që u panë ishin me probleme, ndërsa kutitë nuk ishin të sigurta.
Ai është shprehur se pas nxjerrjes së konkluzioneve të KQZ-së, PS-ja do të marrë veprimet e saj ligjore, për të kundërshtuar këtë process qesharak.