E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Vatra, kontribut në çështjen tonë kombëtare

TIRANË- Presidenti Bamir Topi ka vlerësuar rolin e diasporës shqiptare në Amerikë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Gjatë një takimi të zhvilluar sot me një përfaqësi të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA të udhëhequr nga Kryetari i saj, Dr. Gjon Buçaj, Topi ka nënvizuar kontributin që kjo federatë jep për cështjen kombëtare. Federata jo vetëm që simbolizon historinë e shqiptarëve të Amerikës dhe përpjekjet e tyre në shërbim të atdheut, por ajo njëkohësisht është dhe një pjesë e rëndësishme dhe e patjetërsueshme e historisë dhe ndërgjegjes sonë kombëtare- tha Topi.

Nga ana e tij, Kryetari i Federatës VATRA, Dr. Gjon Buçaj e falënderoi Presidentin Topi për pritjen dhe atmosefrën e ngrohtë, duke e vlerësuar lart punën dhe kontributin e tij në të mirë të interesave madhore të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Përfaqësuesit e Federatës e informuan Presidentin Topi lidhur me vizitën e tyre dhe aktivitetet e planifikuara vitin që vjen, me rastin e 100-vjetorit të krijimit, të cilat përkojnë edhe me njëqindvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›