Gjoni Nishani i papergjegjshem si muhabete kafeneje
Nenkryetari i Komisionit Parlamentar te Sigurise socialisti Ilir Gjoni reagon ndaj qendrimit te ministrit te Brendshem Bujar Nishani i cili akuzoi per telefonata nga Tirana per situaten ne Veri te vendit. Besoj qe deklaraten e ka bere pasi eshte i papergjegjshem dhe nuk ka sens pergjegjesie per cka ndodh tha Gjoni per gazeten Shqip. Sipas tij deklarata e bere ne media e ministrit te Brendshem nuk eshte prej zyrtari te shtetit. Ne fakt deklarata e Nishanit ishte muhabet kafeneje e jo gjuha e nje zyrtari te larte te shtetit qe eshte pergjegjesi kryesor per mosmarrjen e masave per emergjencen ne baze te ligjit qe ngarkon pikerisht dikasterin e tij theksoi socialisti Gjoni. Dy dite me pare ministri i Brendshem tha se situata e krijuar ne Veri dhe Verilindje eshte zmadhuar nga persona qe kryenin telefonata false. Per situaten e krijuar nga bora ka pasur dhe jane verifikuar telefonata false nga kafenete e Tiranes. shte krijuar nje situate alarmante false se gjoja jane banore te izoluar ne Veri. Nuk mund te behet nje konsiderate ne bllok per te gjitha fshatrat e komunat. Ne gjithe territorin jane 40 borepastruese dhe 46 fadroma keto mjete jane ne pronesi te kompanive private te kontraktuara dhe jo te ministrise apo qeverise disa nga keto kompani nuk kane bere nje pune te mire ne disa vende por ne disa nga zonat me te veshtira si Tropoja edhe keto mjete nuk mund te bejne dot gje duke qene se reshjet kane qene shume te dendura. Ne po mundohemi te krijojme nje rrjet rrugesh te kalueshme qofte edhe me zinxhire per te mundesuar lidhjen e zonave tha Nishani.