Firmat e ndertimit Qeveria nuk na ka kerkuar ndihme per zhbllokimin e rrugeve
Faktet kane treguar se qeveria e ka te pamundur te zhbllokoje e vetme rruget nga debora sidomos kur situata eshte emergjente dhe pritja per lirimin e akseve mund te kushtoje jete njerezish. Ne keto kushte solidariteti mes shtetit dhe firmave private duhet te jete ne qender te bashkepunimit por nga vezhgimi i kryer prej Shqip rezulton e kunderta. Ne kulmin e situates me te rende dhe ku pothuajse i gjithe Veriu eshte i bllokuar mesohet nga firmat e ndertimit se qeveria nuk ka pasur kontakte per ta rritur me tej forcen pastruese te bores.
I pyetur nga gazeta drejtori ekzekutiv i Shoqates se Ndertuesve Maksim Muci thote se qeveria ka kontraktuar firma te ndryshme private dhe ku shume mire mund ta menaxhoje situaten pa qene nevoja te arrihej ne kete situate.
Nuk kemi kontakte dhe as nuk kane kerkuar ndihme nga firmat private te ndertimit. Mund te kishte solidaritet mund tu pergjigjeshim ne kuader te emergjences me pajisjet tona per te bere te mundur hapjen e rrugeve por ne fakt nuk ka ndodhur pasi ndihma nuk eshte kerkuar thote Muci. Sipas tij Drejtoria e Rrugeve ka lidhur marreveshje me firmat ku ne baze te kontrates dhe fondit limit behet e mundur nisja e punimeve per zhbllokimin e akseve. Fondet jane caktuar dhe puna duhej bere normalisht.
Sa i takon mundesise per pune vullnetare si pergjigje ndaj nevojes se qindra mijera banoreve te mbetur nen bore Muci thote se firmat kane pasur eksperienca te shumta dhe ku cdo gje eshte zgjidhur.
Duhet te kemi parasysh shume faktore. Mobilizimi i mjeteve tona kerkon angazhimin e shtetit me mjete monetare. Kerkon koordinimin me staf njerez pergatitje psikologjike pasi punetoret tane nuk mund te qendrojne te vetem mbi buldozere apo ekskavatore. E thene ndryshe me forca nuk mund te bejme gje ne rast se nga qeveria mungon pergatitja per lehtesira te ndryshme si p.sh. per karburant etj. thote Muci.
Ai thekson nje tjeter problem qe e ben procesin e zhbllokimit akoma dhe me te veshtire. U bene disa jave me reshje debore ku shtresat tashme kane marre forme dhe jane forcuar pasi reshjet kane krijuar ngrica. Pra tashme procesi behet akoma dhe me i veshtire dhe kerkon mjete te specializuara tregon numri nje i Shoqates se Ndertuesve. Sipas tij mobilizimi me heret per marrjen e masave nuk do te kishte shkaktuar situaten e krijuar tashme. Muci thote se nderhyrja me mjetet e renda duhej bere me heret.
Pak dite me pare ministri i Brendshem Bujar Nishani akordoi fondin 40 milione leke te vlefshme per 60 komuna dhe bashki te bllokuara nga bora. Fondi u vu ne dispozicion administratave te qarqeve te Shkodres Kukesit Dibres dhe Korces per tu perdorur per kontraktimin e mjeteve qe do te punojne per pastrimin dhe hapjen e rrugeve te bllokuara.