Gjoni:Gjimnazistët,bojkot tekstit të historisë

Deputeti i PS-së, Ilir Gjoni në një prononcim për RTV "Ora News" tha se mbështet gjimnazistët në bojkotimin e tekstit të historisë, por jo në bojkotimin e mësimit. "Mbështes kërkesën ligjetime të të rinjve për të protestuar për tekstin shkollor, por jo të bojkotojnë mësimin", tha Gjoni. Më tej, deputeti i PS-së tha se politika nuk duhet të ngatërrohet me historinë, ndërkohë që edhe vetë historianët nuk duhet të ndikohen nga politika.