Mamurras-Laç, makina përplas për vdekje kalimtaren
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër Mamurras-Laç. Një automjet ka përplasur për vdekje 67-vjeçaren, Lule Meta. Automjeti me targa të huaja AG 805 GE e cila drejtohej nga Lesh Marku ka përplasur dhe ka lënë të vdekur kalimtaren. Sipas të dhënave të para nga policia, ka qenë viktima ajo që i ka prerë rrugën automjetit.