E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjuante gratë e vetmuara, zbulohet elektriçisti ‘monstër’ që vrau 26 të moshuara

Hetuesit rusë pretendojnë se kanë arrestuar një person përgjegjës për më shumë se 26 vrasje makabre. Autori i vrasjeve njihej me nofkën “maniaku i Vollgës”. I dyshuari, një burrë 38 vjeçar i quajtur Radik Tagirov, ka vrarë 26 gra të moshuara midis viteve 2011 dhe 2012. Ai ishte zbuluar nga policia mbi bazë  të ADN-së.

Tagirov hynte në apartamentet e grave të moshuara që jetonin vetëm duke u shtirur si elektricist, hidraulik ose punëtor i shërbimeve. Sapo të hynte brenda, ai i mbyste viktimat e tij duke përdorur duart ose sendet afër, duke përfshirë një përparëse dhe një litar rrobash. Shumica e viktimave të tij ishin më të vjetër se 70 vjeç.

Vrasjet, shumica e të cilave ndodhën midis 2011 dhe 2012, u regjistruan në një numër qytetesh ruse duke përfshirë Kazan, Samara, Tolyatti, Izhevsk, Ufa dhe të tjerë. Vrasje të tjera dyshohej të kishin ndodhur në Urale, edhe pse numri i saktë i viktimave të tij nuk është vërtetuar kurrë.

Vrasësi serial duket se ishte qetësuar pas vitit 2013, pasi kishte ndërprerë aktivitetin e tij kriminal, për t’u riaktivizuar sërish në vitin 2017.

Policia në vitin 2019 ofroi një shpërblim prej 30,000 paund për informacionin që çoi në arrestimin e tij./Gazeta SHQIP

FOTOT/ Gjuante gratë e vetmuara, zbulohet elektriçistiFOTOT/ Gjuante gratë e vetmuara, zbulohet elektriçisti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›