Gjuetia ndaj gjuetarit

Forca të shumta policore kanë rrethuar një shtëpi në Anaberg të Austrisë, ku një gjuetar i paligjshëm qëlloi dy agjentë dhe një punonjës të ndihmës së shpejtë gjatë përpjekjeve për arrestimin e tij.
I dyshuari ishte ndaluar në një pyll pranë një pike turistike, por kishte mundur të largohej duke marrë peng, sipas gjasave një polic e është strehuar në banesën tashmë të rrethuar.
Deklarata e forcave të rendit nuk sqaron cila është gjendja e viktimave. Episodi që tronditi qetesinë e opinionit publik austriak, po konsumohet vetëm 65 kilometra në perëndim të Vjenës. Të gjitha rrugët kryesore të zonës janë bllokuar nga efektivë të policisë./ Top Channel/