Maskat gjuajnë me armë drejt një autobusi, 2 të plagosur

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt një autobusi në lëvizje gjatë orëve të vona të natës në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Kënetës ndërsa ka të shtënat ka mbetur të plagosur shoferi i autobuzit Albert Gjeci dhe pasagjerja Xheni Doka.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit ku mësohet se shoferi I autobuzit ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa pasagjerja e plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mësohet se autori ka qënë i maskuar dhe pasi ka qëlluar me armë në drejtim të autobuzit është larguar me një motorr.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Indeksonline/