E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjuetia në liqenin e Shkodrës – Në 4 mujorin e fundit të 2023-ish janë dërguar 4 raste në Prokurori

Gjuetia e paligjshme dhe zënia e peshkut përmes lëndëve plasëse e korentit ka sjellë dëme të mëdha të rezervave peshkore në liqenin e Shkodrës.

Për kreun e Organizatës së Menaxhimi Peshkimit në Shkodër Arjan Cinari këtij fenomen po i vjen fundi, pasi sipas tij bashkëpunimi me policinë e shtetit ka sjellë rezultate konkrete.

“Nga viti në vit, situata ka ardhur duke u përmirësuar, ndërsa në fillim të këtij viti kontrollet kanë ardhur duke u shtuar në mënyrë sistematike si nga policia Kufitare apo dhe Organizata e Menaxhimit të Peshkimit dhe themi se jemi në rrugën e duhur”, shprehet Cinari.

Në 4 mujorin e fundit të vitit të kaluar janë referuar në prokurori 4 raste të gjuetisë së paligjshme thotë kreu i OPM Arjan Çinari. 

“Që në shtator janë dërguar 4 raste për ndjekje penale. Gjuetia e paligjshme thuajse nuk ekziston fare. Thirrja shkon edhe për peshkatarët e ligjshëm që të ruajnë dimesione e rrjetave, pasi ky liqen është një pasuri e madhe”, tha ai.

Organizata e Menaxhim Peshkimit së bashku me strukturat e Policisë së Shtetit, Policisë Kufitare dhe Inspektoriatin e Peshkimit i ka shpallur luftë gjuetisë së paligjshme në liqenin e Shkodrës me qëllim që frenojë në masë këtë fenomen.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›