E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndër blegtorët e paktë në Kukës-Punë dhe pasion për Ekrem Onuzin, nuk do të bënte një të dytë

Mes blegërimash e nis ditën Ekrem Onuzi. Tufa po i shumohet, për secilin qingj të porsalindur përpiqet t’i emërtojë për t’i afruar me nënat.

Nuk ka orar në këto ditë të ftohta dimri. Është koha për kujdes të veçantë ndaj tufës.

“Ngrihem në orën 7:00 të mëngjesit dhe rregulloj tufën. Rri më shumë se 2 orë se kujdesem për të vegjlit”, tha Onuzi.

Regjimi stallor ka më shumë shpenzime e baza ushqimore duhet e bollshme dhe e siguruar me kohë. Të shumtën e bazës ushqimore Ekremi e merr në Kosovë.

“Kam tokat e mia, por marr dhe me qira. Shumicën e bazës ushqimore e siguroj nga Kosova“, tregon ai.

2023 ishte i mbarë sa i përket kushteve të motit. Vetëm 4 ditë e ka mbajtur tufën në stallë, pjesën tjetër të vitit në kullotë.

Në familjen e Ekremit, të imtat dhe mbarështimi i tyre është trashëguar ndër breza. Mundi dhe djersa për tufën në asnjë rast nuk i ka shkuar dëm. 

Në fshat i kanë reduktuar tufat, por Ekremi nuk ndikohet. Të qenurit blegtor për Ekremin është punë, që e bën me pasion dhe shumë përkujdesje.

Gazetare: Besjana Gërmizi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›