E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuha shqipe hyn në një shkollë publike, nisma që po bën bujë në Greqi

Një nismë e re për fëmijët shqiptarë në Greqi po tërheq vëmendjen e mediave vendase!

Në zonën e Maratonës, pranë Athinës, kanë nisur mësimet falas të gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në kuadrin e kursit “Naim Frashëri”, raporton noa.al.

Programi zhvillohet në një shkollë fillore publike në Nea Makri, në bashkëpunim me Unionin e Mësuesve Shqiptarë në Greqi.

Mësimet janë planifikuar çdo të premte, nga ora 17:00 deri në 19:00, me synimin që fëmijët shqiptarë të ruajnë gjuhën amtare dhe lidhjet me kulturën e origjinës.

Programi zhvillohet në Shkollën e Parë Fillore të Nea Makrit, ndërsa mësimet janë planifikuar çdo të premte, nga ora 17:00 deri në 19:00. Sipas njoftimit të autoriteteve vendore, aktiviteti ka nisur më 23 tetor 2026.

Përgjegjëse për mësimdhënien është Irma Kyrou, anëtare e Unionit të Mësuesve Shqiptarë në Greqi.

Nisma synon të ndihmojë fëmijët e familjeve shqiptare që jetojnë në Greqi të ruajnë dhe të zhvillojnë njohuritë e gjuhës amtare, krahas arsimimit të tyre në sistemin shkollor grek.

Përmes këtij programi, organizatorët synojnë gjithashtu forcimin e lidhjeve kulturore të brezit të ri me vendin e origjinës, duke nxitur ruajtjen e identitetit gjuhësor dhe kulturor.

Lajmi është pasqyruar në mediat greke, ku ka nxitur edhe diskutime. Iniciativa është bërë pjesë e diskutimeve mbi mësimin e gjuhëve amtare të komuniteteve të emigrantëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›