E Diel, 1 Nëntor 2026

Faza e parë e olimpiadave kombëtare nis më 2 nëntor, përfshihen edhe gjuhët e huaja

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Faza e parë e olimpiadave kombëtare do të nisë më 2 nëntor, me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkolla të ndryshme të vendit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha se për herë të parë, olimpiadave u shtohen edhe gjuhët e huaja: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht, për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë.

Kumbaro pohoi se nisma synon të nxisë angazhimin e shkollave në më shumë fusha të dijes dhe të krijojë më shumë mundësi për nxënësit që të shfaqin aftësitë dhe talentet e tyre në shkenca ekzakte, shkenca shoqërore dhe gjuhë të huaja.

Në postimin në rrjetet sociale, Kumbaro informoi edhe ndarjen e olimpiadave sipas lëndëve, si edhe ditët se kur ato do të zhvillohen.

Olimpiadat dhe konkurset kombëtare synojnë të nxisin angazhimin e nxënësve në fusha të ndryshme të dijes, duke krijuar më shumë hapësira për evidentimin dhe zhvillimin e talenteve të tyre.


/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›