Gjuhetari i fshatit
Obituare/ Me rastin e 75-vjetorit te lindjes se pedagogut dhe gjuhetarit prof. dr. Simon Pepa. Semundja qe e pameshirshme dhe ai nderroi jete kur kishte arritur te hartonte disa monografi por se fundi mundi te shohe te botuar vepren me te mire te tij Tradita bujqesore nepermjet thesarit gjuhesor ne dy vellime. Ky botim ishte rrjedhoje jo vetem i kerkimeve te prof. Simonit por edhe i faktit se ai e njihte mire fshatin psikologjine e tij gjuhen zakonet ritet etj.
Prof. Simon Pepa ky gjuhetar dhe personalitet qe vdekja e rrembeu ne moshen 65-vjecare lindi ne Shkoder me 31 dhjetor 1936 75 vjet me pare dhe vdiq ne Bari te Italise me 10 maj 2002 pas nje semundjeje te rende kur ishte ne kulmin e veprimtarise pedagogjike dhe shkencore. Pasi sherbeu per 19 vjet ne fshatrat e Shkodres si mesues ne vitin 1973 ne moshen 37-vjecare u transferua ne Universitetin e Shkodres si pedagog i gjuhes shqipe dhe me pas kaloi si sekretar shkencor ne sektorin shkencor te albanologjise prane ketij institucioni. Qe nje nga redaktoret dhe recensentet e disa botimeve te ketij institucioni duke perfshire edhe kolanen Studime shqiptare.
Semundja qe e pameshirshme dhe ai nderroi jete kur kishte arritur te hartonte disa monografi por se fundi mundi te shohe te botuar vepren me te mire te tij Tradita bujqesore nepermjet thesarit gjuhesor ne dy vellime Shkoder 2002. Menjehere u ndie jehona me vleresimet qe i bene ketij botimi ne letrat pershendetese derguar autorit dhe pas vdekjes familjes si dhe ne recensat dashamirese qe iu be kesaj vepre me rendesi ne fushen e gjuhesise. Ky botim ishte rrjedhoje jo vetem i kerkimeve te prof. Simonit por edhe i faktit se ai e njihte mire fshatin psikologjine e tij gjuhen zakonet ritet etj. Ai qendroi ne fshat 19 vjet por kohen nuk e kaloi kot pasi me ate biciklete qe bente rrugen nga fshati ne qytet prane familjes me ate mjet shkonte ne shtepite e fshatareve per te mbledhur materiale gjuhesore folklorike etj. Fshataret ia hapnin me kenaqesi deren e shtepise pasi ai ishte shume i komunikueshem dhe terheqes dhe ne bisedat me ta ishte gojembel dhe i kendshem.
Punova shume vjet me te dhe u njoha me natyren e tij fisnike dhe dashamirese. Ishte njeri i fjales. Vendosen te hartonim nje monografi dhe e botuam me titull Tabu dhe eufemizma ne gjuhen shqipe Shkoder 2000. Ishte shume e lehte te punoje me te. Per cdo problem diskutonte me gjakftohtesi dhe bindej kur i jepje ndonje mendim tjeter. Ishte shume aktiv ne punen qe merrte persiper. Dhe jepte me kompetence mendimin e tij per cdo ceshtje qe na lindte gjate punes. Duke gjetur nje gjuhe te perbashket e botuam monografine e cila qarkulloi jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove dhe Maqedoni. Me pas na lindi ideja qe ta zgjeronim botimin e pare dhe filluam te grumbullojme material te tjera pasi vepra pati recensione pozitive dhe u shit shpejt. Me vjen keq edhe sot qe nuk mujtem ta vazhdojme punen e nisur pasi miku shoku dhe kolegu im nderroi jete ne moshen me aktive.
Simon Pepa qe edhe nje pedagog i afte. Kishte nje veprimtari te pasur pedagogjike si mesimdhenes dhe botues pasi sherbeu ne shkollat e arsimit parauniversitar per dy dekada jo vetem si mesues por edhe si drejtues. Ishte bashkautor i kater teksteve mesimore dhe i shume shkrimeve me karakter pedagogjik dhe metodik. Por mesuesi i fshatit nuk e pati te lehte te nderroje kursin e jetes. Shkolla e larte kishte objektiva dhe kerkesa te tjera. Por departamenti ku ai do te punonte kishte personalitete te shquara te gjuhesise shqiptare qe njiheshin me botimet e tyre te shumta jo vetem brenda por edhe jashte shtetit. Do te punonte me prof. Jup Kastratin ne ate kohe pergjegjes i Departamentit te Gjuhesise qe shquhej si studiues i mirefillte i gjuhes shqipe deradian bibliograf qe kishte botuar dhjetera monografi dhe studime me prof. Kole Ashten njohes i vecante i autoreve te vjeter ai se bashku me T. Osmanin do te fillonin te botonin monografine e ketij autori Leksiku historik i gjuhes shqipe qe sa qe gjalle S. Pepa u arrit te botoheshin dy vellimet e para me prof. Fadil Podgoricen nje etnolog i mirenjohur njohes i thelle i folklorit shqiptar dhe me pedagoge me te rinj qe kishin bere emer ne gjuhesine shqiptare me veprat dhe shkrimet e botuara ne shtypin shkencor dhe periodik. Ky mjedis beri qe ai ti pervishej punes me seriozitet ne menyre te vecante duke vleresuar kohen ne maksimum duke shfrytezuar edhe eksperiencen dhe pervojen e kolegeve te departamentit Simoni nga dita ne dite rritej lexonte vazhdimisht botonte ne shtypin shkencor dhe periodik dhe shkalle-shkalle arriti te marre tituj dhe grada shkencore. Keshtu ne vitin 1989 mbrojti me sukses disertacionin per graden Kandidat i shkencave dhe ne vitin 1995 ajo u konvertua Doktor i shkencave. Po ne ate vit mori titullin Profesor i asociuar. Nuk u kenaq me aq dhe vazhdoi punen kerkimore-shkencore me mjaft intensitet duke shkruar dhe botuar dhe kjo beri qe ne vitin 1999 te marre titullin akademik Profesor.
Prof. Pepa la te botuara pervec teksteve mesimore keto vepra Gjurmime kulturoreShkoder 2000 Tabu dhe eufemizma ne gjuhen shqipe si bashkautor Shkoder 2000 Tradita bujqesore nepermjet thesarit gjuhesor ne dy vellime Shkoder 2002 Zadrima dhe bijte e saj Shkoder 2003 Breng dhe gaz nga Shkodra ime Shkoder 2001. Ka shkruar dhe botuar me dhjetera studime dhe artikuj shkencore dhe divulgative dhe ka kumtuar ne Shkoder Tirane
Elbasan Kosove etj. por edhe jashte shtetit si ne Zagreb Nju Jork dhe Broz te SHBA-se.
Gjurmime kulturore eshte nje permbledhje me studime artikuj dhe kumtesa. Ne kete permbledhje autori ka perfshire shkrimet per figura te shquara disa te njohura disa te persekutuara nga regjimi i kohes. Shkrimin e pare ia kushton Frang Bardhit si autori i fjalorit te pare latinisht ndash shqip 1635. Si lektor i leksikologjise S. Pepa analizon vlerat e ketij fjalori dobesite por edhe rendesine qe ka per leksikografine shqiptare. E mbyll shkrimin me keto fjale Frang Bardhi i dha shume atdheut dhe kultures shqiptarehellip eshte ne nderin e kultures shqiptare qe emri dhe vepra e ketij atdhetari te shquar duhet te zere vendin qe i takon. Simoni vazhdon me trajtimin e dy vellezerve Filip e Kole Kraja te Fulvio Kordinjanomit. Me nje respekt te vecante autori i kesaj permbledhjeje shkruan per ate Justin Rroten. E nis shkrimin me kete vleresim Ne radhen e atyre dijetareve qe u perpoqen me mish dhe shpirt per gjurmimin e studimin e gjuhes dhe te letersise se bukur shqipe qe punuan me kembengulje dhe dashuri per te nxjerre ne drite thesare te kultures shqiptare radhitet edhe dijetari i shquar ate Justin Rrota. Kontributi i Justin Rrotes qe i shumanshem. Ai qe studiues me emer i gjuhes shqipe hartues tekstesh shkollore dhe monografish per autoret e vjeter dhe historine e alfabetit te gjuhes sone letrar etj. Dhe gjithe vepra e tij pas viteve 90 po ribotohet nga biblioteka franceskane duke perfshire edhe vepren madhore ne doreshkrim Gjuha e shkrueme ase verejtje gramatikore Shkoder 2006 f. 612 qe ka lende nga leksikologjia fonologjia morfologjia sintaksa dhe etimologjia si dhe te dhena per disa levrues te shqipes. Dhe S. Pepa shtron nevojen qe te behen kerkime per te gjetur korrespondencen e tij te pasur me personalitete te shquar te kultures sone si me N. Joklin A. Desnickajen A. Xhuvanin E. Cabejn G. Petroten etj. Megjithese i semure i ngujuar ne nje karrige me dy gishterinjte qe i punonin shkroi pa pushim. Ishte adhurimi i pakufi dhe pasioni per gjuhen shqipe dhe kulturen shqiptare per te cilat Justin Rrota shkriu gjithe jeten e tij.
Nje vend te rendesishem zene edhe trajtimi i figurave te tjera me kontribute te vecanta per gjuhen shqipe si D. Nikolle Gazulli themeluesi i leksikografise krahinore dhe i asaj onomastike i kontributit te prof. E. Cabejt per leksikologjine dhe leksikografine shqiptare i Kole Ashtes qe nje jete ia kushtoi kultures shqiptare etj. Pastaj autori ne pjesen e dyte merret me vecori te gjuhes shqipe dhe te veprave te disa autoreve.
Vepra e dyte dhe me e arrira e prof. Pepes eshte Tradita bujqesore nepermjet thesarit gjuhesorne dy vellime Shkoder 2002. Kete monografi autori e ka ndare ne dy vellime vellimin e pare ia ka kushtuar studimit teorik ndersa ne vellimin e dyte jepet nje fjalor prej 1461 fjalesh dhe shprehjesh nga fusha e bujqesise se gegerishtes veriore duke bere vise-vise edhe krahasime. Hartimi i nje monografie te tille nuk ka qene nje pune e lehte por ai duke punuar per nje kohe te gjate ne fshat eshte njohur me traditen bujqesore njekohesisht duke qene i dhene pas gjurmimit te fjales shqipe e ka ndihmuar autorin qe te shkruaje nje veper te tille me kompetence profesionale dhe shkencore. E vecanta pervec te tjerave eshte se ne kete monografi fjalet dhe shprehjet e paraqitura ketu ne shumicen e rasteve nuk i ka fjalori i gjuhes shqipe prandaj eshte me vlere se sherben per pasurimin e tij. Ai ka qene nje studiues i holle dhe fjalen nuk e ka pare thjesht ne veshtrimin leksikor por e ka krahasuar edhe me te folme te tjera te shqipes brenda dhe jashte vendit. Si leksikolog qe ishte drejtimi i analizes se fjales eshte nisur nga shumekuptueshmeria e tyre si sinonimia homonimia antonimia. Autori nuk ishte nje vezhgues i thjeshte por ai do te zbulonte tek keto fjale terma dhe shprehje pasurine e madhe te leksikut krahinor vjetersine e tyre duke u ndalur edhe ne vecorite fonetike morfologjike dhe fjaleformuese. Leksiku bujqesor qe i perket nje tradite te hershme pasqyrohet edhe ne onomastiken veriore dhe ne regjistrat kadastrale apo edhe ne autoret e vjeter. Per mendimin tim kjo monografi eshte nje nder sprovat e para me kete tematike duke sqaruar me kompetence probleme te diskutueshme te hershme dhe te sotme nga kjo teme. Nje merite e vecante eshte edhe shoqerimi teorik i kesaj teme me nje fjalorth shume te pasur dhe te domosdoshem per nje disipline te tille. Prandaj ne te gjitha aspektet monografia eshte nje veper e arrire dhe e suksesshme e autorit veper qe e nderoi ate.
Vepra
Vepra tjeter titullohet Zadrima dhe bijte e ndritur te saj. Autori e ka ndare kete monografi ne shtate kapituj. Pjesa me e madhe i eshte kushtuar martirizimit te klerit katolik por kapitullin e dyte ia kushtuar disa prej figurave me te shquara qe kane dale nga kjo krahine si Frang Bardhi Pjeter Zarishi imzot Gjergj Koleci ate Gjergj Fishta dom Gjon Gazulli dom Nikolle Kazazi dhe dom Jak Zeka. Ndersa Breng dhe gaz nga Shkodra ime Shkoder 2001 perfshin disa lirika nga qyteti i lindjes si dhe disa poezi humoristike.
Pedagogu
Pedagogu dhe gjuhetari Simon Pepa ky studiues me horizont qe gjate punes ne shkollen e larte u shqua jo vetem si mesimdhenes me ato leksione te pelqyeshme nga masa e studenteve te cilet degjonin me shume vemendje cdo fjale te tij por edhe si gjuhetar i afirmuar. Vdekja nuk e la te realizonte endrrat e tij ndonese kishte shume per ti dhene gjuhesise shqiptare.