Shkembi i Kavajes dhe Golemi me rrjet te ri kanalizimesh
Banka boterore ka akorduar nje fond te vecante investimi per rrjetin e ri te kanalizimeve me gjatesi afro 10.5 km duke rehabilituar krejt rrjetin ekzistues ne zonen e plepave te Shkembit te Kavajes dhe Golemit. Burimet nga komuna e Rrashbullit dhe Drejtoria e Kanalizimeve Durres thane per standardin investimi BB-se per ndertimin e rrjetit te kanalizimeve te ujerave te zeza ne zonen e Shkembit te Kavajes dhe Golemit ka hyre ne nje faze konkrete duke shpresuar per nje sezon te ri turistik dhe pushime te shendetshme dhe larg ndotjes per vitet ne vazhdim. Kreu i komunes Hysen Gashi tha Qysh ne muajin dhjetor 2011 firma qe ka fituar tenderin ka nisur shtrirjen e tubacionit kryesor dhe hapjen e puseve pergjate te gjithe brezit ranor dhe ne thellesi te zones turistike per te vijuar me pas me shtrirjen e tubacionit dytesor dhe mendojme se muaji maj do te shenoje edhe perfundimin dhe inaugurimin e investimit. Gjithashtu sipas zotit Gashi ne Shen -Vlash eshte ne perfundim e siper impianti per trajtimin e ujerave te zeza investim ky me fonde te Bankes Boterore. Ndertimi i rrjetit ne bregdet synon te jete gati para sezonit turistik 2012. Ne komunen e Golemit shprehen punimet parashikohen te perfundojne ne shtator te ketij viti po perballemi me problematiken e shkarkimit te ujerave te zeza nga gropat septike dhe volumet e tyre ne raport me numrin e pallateve vilave dhe numrin e larte te pushuesve ndaj edhe banoret shprehin shqetesimin lidhur me kapacitetet teknike te tubacionit kryesor te cilit do ti pershtatet dhe rrjeti dytesor. Per kete vit firma zbatuese e projektit pritet te nise nga puna javen e fundit te janarit 2012 dhe ajo paraprakisht ka shtrire tubat qe shtrihen pergjate plazhit te Shkembit te Kavajes dhe Golemit.