Gjukanoviç: Serbia ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Lideri i partisë në pushtet në Mal të Zi, DPS, Milo Gjukanoviç ka vlerësuar se një nga problemet në Ballkan është Serbia për shkak të Kosovës, duke shtuar se ky problem do të mund të zgjidhej nëse Serbia e kupton se Kosova është e pavarur.
Duke folur në konferencën ndërkombëtare për ardhmërinë e Ballkanit, që ka filluar në Beçiç të Budvës dhe ku po merr pjesë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, Gjukanoviçi theksoi se për zgjidhjen e problemit ndërmjet Serbisë e Kosovës duhet ndihmuar që Beogradi ta kuptojë se është i pamundur ndryshumi i kufijve dhe se Kosova është e pavarur. Ai shtoi se Serbia duhet të fokusohet në të ardhmen e saj dhe ajo është perspektiva evropiane e saj.
Ndërkohë ish-presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, përkatësisht Millan Kuçan dhe Stjepan Mesiç, si dhe Milo Gjukanoviç kanë rënë dakort se çështja e Bosnjë-Hercegovinës është çështje kyç nga zgjidhja e së cilës varen stabilizimi i rrethanave në rajon dhe integrimi i rajonit në BE.