Nisin Lojrat Olimpike Speciale 2011 në Shqipëri
Startojnë sot për të katërtin vit radhazi “Lojrat Olimpike Speciale 2011” të cilat kanë për synim dhënien e mbështetjes ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale përmes integrimit të tyre në aktivitetet social-sportive.
Flaka Olimpike që simbolizon hapjen e këtyre lojrave, do ndizet të hënën paradite në orën 11.00 në selinë e Presidencës nën kujdesin dhe praninë e Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe do qëndrojë e ndezur në datat 23-25 Maj në ambientet e Universitetit të Sporteve në Tiranë, ku do të zhvillohen aktivitetet sportive dhe garat mes tyre.