Gjurçinov: Unë nuk mund të qëndroj pas kësaj enciklopedie

Shkupi na pret me shi, por kjo nuk na pengon të insitojmë në takimin me akademikun Milan Gjurçinov. Në aventurën enciklopedike jam me kolegun Ben Andoni. Rrugës për këtë intervistë nuk harron të fotografojë orën e Stacionit të Vjetër Hekurudhor, akrepat e të cilit kanë mbetur në 5:17 të mëngjesit të vitit 1963, kur nga tërmeti humbën jetën më shumë se 1000 vetë. Edhe në vitin 2009, akrepat kanë mbetur në atë moment dhe sot ruhen si një monument historik i qytetit. Isen Saliu gazetar i të përditshmes Lajm na udhëheq drejt lagjes Vodna, një zonë e qetë, me hapësira të gjelbra dhe vila një-katesh, ku në orën 17.00 do të flasim me akademikun maqedonas Milan Gjurçinov, njëri nga të paktët, që reagoi dhe u distancua nga Enciklopedia Maqedonase. Kritik dhe studiues i Letërsisë Krahasuese dhe Studimeve Sllavistike, 81-vjeçari na uron mirëseardhjen dhe mbetet i gatshëm për gazetarët shqiptarë.
Z. Gjurçinov, ju jeni nga akademikët e vetëm maqedonas që keni reaguar, që në momentet e para ndaj të parës enciklopedi. A mund të shpjegoni për një media shqiptare arsyen e distancimit tuaj?
M.Gj: Reagimi im konsiston në këtë: E para, mendoj se nuk është e rregullt të bëhet një enciklopedi e tillë dhe në të të mos marrin pjesë aktive ekspertët shqiptarë, qoftë këtu nga Maqedonia, qoftë nga Shqipëria. Nuk mundet të jepen përgjigje të vërteta për historinë, nga ca njerëz që kanë lexuar diçka për Shqipërinë, etj. As unë nuk jam specialist i kësaj fushe, por kur përfaqësuesit shqiptarë u tërhoqën të mos marrin pjesë në enciklopedinë, ata kanë patur arsye për këtë, nuk ka qenë e rastësishme, jo, unë mendoj se atëherë puna mbi enciklopedinë duhesh ndërprerë, të sigurohej pjesëmarrja e kolegëve shqiptarë specialistë në fusha të caktuara dhe pastaj të vazhdonte puna.
Si është e mundur të punohet dhe të botohet nga shkencëtarë dhe studiues të njohur një enciklopedi me kaq shumë gabime dhe të pavërteta?
Po, është enciklopedia e parë shtetërore dhe ka shumë rëndësi se është enciklopedi e Akademisë Maqedonase, është një punë me përgjegjësi, nuk është ndonjë libër privat, jo, pas saj duhet të qëndrojë e tërë Akademia, prandaj dhe unë reagova, dhe thashë: Unë nuk mund të qëndroj pas kësaj enciklopedie.
A mundeni ju si akademik të shpjegoni metodologjinë e ndjekur të kësaj enciklopedie? A mundeni të na shpjegoni nga pikëpamja shkencore se çfarë linje është ndjekur?
Më pyesni për metodologjinë, e dini, tani që kishte mjaft kohë ta lexoj një pjesë të madhe të saj, sepse janë 2000 faqe, nuk mund ti lexosh për tri ditë, unë mendoj se problemi më i madh i kësaj enciklopedie është se në të nuk ekziston asnjë orientim i qartë metodologjik. Nuk ka metodologji, nuk ka metodologji shkencore, ndoshta ka ndonjë tjetër, por, unë nuk do të doja të flas për këtë.
Si mendoni se mund të ribëhet kjo enciklopedi?
Nuk di , kjo çështje do të elaburohet me kohë, tani nuk mund të themi a është e nevojshme sepse në fillim të shikojmë në qoftë se kolegët shqiptarë mendojnë se nuk mund të punojnë kështu në Akademi le të ikin, por unë në takimin e fundit për këtë debat dëgjova diskutimin e akademikut Abazi, rektori i Universitetit të Tetovës i cili ishte shumë i arsyeshëm dhe i pranueshëm dhe synon një mirëkuptim reciprok dhe respektim të interesave edhe të shqiptarëve edhe të maqedonasve në një vepër të tillë .
Sa e njihni ju letërsinë shqiptare dhe si mendoni se ajo ndikon në letërsinë maqedonase?
Unë e njoh mirë letërsinë shqiptare, dua të them se unë kam qenë njeri i cili i shërben së pari kombit të vet, Maqedonisë, por unë gjithë jetën time kam qenë me prirje kosmopolite dhe në veprën time Historia e Letërsisë Maqedone kam përfshirë dhe shqiptarët, ajo ka dalë në disa gjuhë dhe unë mendoj se në qoftë se edhe shqiptarët edhe turqit që jetojnë këtu janë shkrimtarë të mirë, ata janë gjithashtu shkrimtarë që i përkasin kësaj hapësire. Po kështu mendoj dhe për shqiptarët të cilët kanë një letërsi të fortë veçanërisht prozë, por dhe poezi . Për shembull, Fatos Arapi, të cilin e njoh personalisht, është një poet shumë i mirë dhe vitin e kaluar i kemi dhënë Kurorën e artë në Festivalin Poetik të Strugës. Nuk bëjmë dallime. E dini, populli maqedonas nuk ushqen urrejtje ndaj shqiptarëve, unë nuk di një gjë të tillë, unë jam prej asaj krahine dhe mund të them nga erdhën tani këto pikëpamje ekstremiste të cilat nuk janë të mira as nëse mbrohen nga shqiptarët, as nëse mbrohen nga maqedonasit. Duhet që të gjithë të bashkohen në një rrymë tolerante dhe të arsyeshme, intelektualë të vërtetë që luftojnë për Evropën, për integrimin tonë botëror.
Kush është Milan Gjurçinov
Milan Gjurçinov ka lindur në vitin 1928 dhe ka punuar si profesor në Departamentin e Studimeve Sllavistike dhe departamentit të Letërsisë Krahasuese në Fakultetin e Filozofisë Blae Koneski në Shkup, Maqedoni. Në vitin 1951 diplomohet për Studimet Sllavistike në Fakultetin e Filozofisë në Beograd, ndërsa në vitin 1957 specializohet për Letërsinë e Re Ruse në Universitetin Lomonosov në Moskë. Specializohet në studimet e Letërsisë Krahasuese në Universitetin e Sorbonës në Paris, në vitet 1960 - 61. Kryen funksionin e shefit të katedrës së Departamentit të Studimeve Sllavistike në Fakultetin e Filologjisë në Shkup, në vitet 1965-1971 dhe në vitin 1980 emërohet shef i katedrës së Letërsisë Krahasuese në të njëjtin fakultet deri në vitin 1988, kur del në pension.
Merr titullin doktor i shkencave me disertacionin: Vitet decisive në jetën dhe veprën e A.P. Çehovit (1960). Lektor në teorinë e letërsisë ruse për shekujt XIX-XX dhe lektor në fushën e Letërsisë Krahasuese. Pjesëmarrës në Kongrese Ndërkombëtare të Sllavistikës, që nga Praga (1968) deri në Ljubjanë (2003), ku ai zgjidhet President i Komitetit Ndërkombëtar të Sllavistikës dhe organizator i Kongresit Ndërkombëtar të ardhshëm të Sllavistikës (XIV) që do të mbahet në Maqedoni. Ka qenë pjesëmarrës në shumë simpoziume ndërkombëtare dhe lektor në katedra të ndryshme të Studimeve Sllavistike në Universitetet si :Beograd, Zagreb, Ljubljanë, Sarajevë, Vienë, Paris, Berlin, Oslo, Moskë, Sant Petersburg, Kiev, Romë, Napoli, Oxford, Lisbonë, Toronto, Washington, Chicago, Columbus - New York, Harvard, Mynih, Innsbruck (Austri) dhe Leyden (Holandë). Milan Gjurçinov është anëtar i Akademisë Maqedone të Shkencës dhe Arteve, anëtar i Akademisë Mesdhetare të Napolit, ish-anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Letërsisë Krahasuese, ish-anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimet e Dostojevskit, ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Shoqatës Evropiane për Kulturën (S.E.C). Ai ka qenë president i Shoqatës së Shkrimtarëve Maqedonas (1963), president i Festivalit Poetik të Mbrëmjeve Strugane dhe mbetet një nga krijuesit e PEN Club-it maqedonas. (...)