E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuriq: Prishtina, sinjale negative para dialogut

Marko Gjuriq ka thënë se Prishtina po dërgon sinjale të këqija në prag të rifillimit të dialogut Prishtinë-Beograd.

Ai ka thënë se vendimi i qeverisë së Kosovës për parandalimin e presidentit serb, Tomislav Nikoliq në Manastirin e Graçanicës, është një sinjal negativ para fillimit të dialogut.

Gjuriq ka thënë se me këtë gjest institucionet e Kosovës janë treguar jo-tolerante, raportojnë mediat serbe.

Ai ka thënë se Manastiri i Graçanicës është nën mbrojtje të UNESCO-s dhe misioni i BE-së EULEX, e ka përgjegjësinë për të siguruar të drejtat fetare dhe të gjitha të drejtat themelore të njeriut si dhe lirinë e lëvizjes./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›