Ashensor fiktiv, vdes qumështari

Selim Qamili, një i ri nga Ferizaj më nuk do të shesë më qumësht në Prishtinë. Ai vdiq pasi u rrëzua nga kati i pestë në mungesë të mburojave të ashensorit.
Selimi kishte hapur derën e ashensorit, por aty në fakt s’ka pasur ashensor fare dhe kështu ka rënë poshtë, për të vdekur në vend, raporton Klan- Kosova.
Varrimi i të ndjerit u bë sot. Bëhet fjalë për kompleks banesor në Lagjen e Spitalit, e që janë ndërtim i pasluftës./Indeksonline