E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykanovic Anetaresimine bllok i gabuar

PODGORICE- Kryeministri i Malit te Zi Milo Gjykanovic deklarohet kunder anetaresimit ne te njejten kohe te Serbise Malit te Zi Kosoves dhe Bosnje Hercegovines ne Bashkimin Europian.

Gjate nje interviste dhene per te perditshmen Pobjeda Gjykanovic tha se e konsideron te gabuar anetaresimin ne bllok te ketyre kater vendeve.

Do te ishte sikur nje tren me vagone qe perfaqesojne shtetet e Ballkanit dhe keta vagone duhet te pershtasin shpejtesine e vagonit me te ngadalte u shpreh kryeministri i cili nuk deklaroi se cili shtet sipas tij ecen me hapa me te ngadalte.

E kunderta do te ishte shume me mire pra vendet e Ballkanit te pershtasnin shpejtesine e tyre me vendin qe ka ritmin me te shpejte se ata. Kjo do te ishte dicka pozitive theksoi Gjykanovic .

Serbia si vendi me i madh ne rajon do te ishte vagoni me i shpejte i trenit ballkanik pra lokomotiva e tij por nuk eshte keshtu dhe kjo per motive qe dihen tha kryeministri i Malit te Zi.
e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›