E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Administrative RamaDrafti u kontestua nga Nderkombetaret

TIRANE-Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka shpjeguar arsyet e mos votimit ne parlament te projektligjit per gjykaten administrative. Gjate bashkebisedimit te perjavshem me gazetaret Rama tha se qendrimi i kushtezuar me parlamentin dhe kontestimet e nderkombetareve per draftin ishin shkaqet e mos dhenies se pelqimit per gjykaten administrative.

Jemi shume te keqardhur per faktin se patem te pamundur te japim pelqimin tone ne kushtet kur dihet publikisht qendrimi yne i cili eshte teresish parimor lidhur me parlamentin kur nga ana tjeter behet fjale per nje draft i cili nga vete partneret eshte kontestuar ne 1/3 e tij e per me teper kur ne Shqiperi pavaresisht asaj qe ligjerohet ajo qe jetesohet shpeshhere ngjan krejt e ndryshme. Ne jemi aspak te predispozuar qe ti japim Sali Berishes nje tjeter gjykate me te cilen ai te beje cfare te doje. Nderkohe qe pa pike dyshimi jemi te gatshem te japim kontributin tone per te cuar te gjitha gjerat perpara duke zhbllokuar parlamentin permes hapjes se procesit te transparences duke kontribuar ne transformimin e ketij drafti kaq problematik ne nje draft te gjithe pranuar- tha Rama.

Gjate bashkebisedimit me gazetaret kryesocialisti Rama tha se me protestat qe priten te fillojne pas 15 tetorit opozita do te synoje largimin e qeverise duke ofruar alternativen e mireqeverisjes.

Duke u ndalur te situata aktuale ne politike kreu i socialisteve u shpreh i vendosur ne vazhdimin e kauzes se transparences. Rama tha se perpjekja per transparence ka te beje me vendosjen e aferave korruptive te qeveritareve ne syte e publikut.
BalkanWeb Lidhje te tjera Zbardhen verejtjet e nderkombetareve per Gjykatat Administrative VIDEO Rama Zhbllokojme Parlamentin nese behet transparenca

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›