E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja dje ne Shkoder merr hak per vellane polic vret pastorin

SHKODER -Pas 5 vitesh makthi urrejtje dhe kokeulje para kanunit Mark Njemza ka marre gjakun e vellait te tij ish-efektiv i policise Rrugore te Shkodres. 21-vjecari nga fshati Boric i Malesise se Madhe e ka qelluar me dy plumba ne gjoks hasmin e tij Dritan Prroni mu ne qender te qytetit te Shkodres. Gjyqi publik per familjen Prroni merr shkas nga nje ngjarje krejt banale por ogurzeze e ndodhur ne vitin 2005 ne Qafe Hardhi te qytetit te Shkodres. Me 1 shtator Sokol Njemza futet ne lokalin ne pronesi te Nikoll Prronit per te shuar nje sherr te nisur mes pronarit te lokalit dhe nje personi tjeter por ekzekutohet. Ketu nis ferri per dy familjet. Vellai i viktimes policit mesditen e djeshme qelloi per vdekje nipin 29-vjecar te Nikoll Prronit ky i fundit prej pese vitesh eshte shpallur ne kerkim per vrasje. Vetem pak minuta pas vrasjes qe shkaktoi panik tek kalimtaret e shumte forcat e drejtorise se policise se qarkut te Shkodres arrestuan autorin e krimit. Ngjarja e rende ku mbeti i vrare pastori i kishes Fjala e Krishtit u plagos dhe kalimtari L. Marashi ka shkaktuar reagimin e Komunitetit te Krishtere Ungjillor Shqiptar. Nepermjet nje komunikate per shtyp drejtues te ketij komuniteti kerkojne nderhyrjen e shtetit shqiptar per vendosjen e drejtesise sipas ligjeve ne fuqi.
VRASJA
Rreth ores 1300 Dritan Prroni ishte duke ecur mes kalimtareve te shumte ne rrugen Gjuhadol kur eshte perballur me te riun Mark Njemza. Edhe pse rruga e lokalet ne dy anet e saj ishin te mbushur plot me njerez 21-vjecari Njemza ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar dy here mbi Prronin. I plagosur rende 29-vjecari eshte munduar ti shmanget vrasesit. Ai ka ecur per 100 metra deri ne hyrje te rruges lsquoPedonale dhe eshte drejtuar per te hyre ne nje lokal. Prroni eshte shembur pertoke ne hyrje te lokalit ku dhe ka nderruar jete. Nderkohe ekzekutori i eshte afruar viktimes dhe pasi eshte bindur se e kishte vrare eshte larguar per ne drejtim te hotel Koloseut. Njemeza ka bere vetem pak metra rruge pasi ka shtangur kur ka degjuar zerin e dy oficereve te policise te veshur civile qe te dorezohej. I riu nuk ka bere rezistence ai eshte derguar ne qelite e komisariatit te policise se Shkodres. Kalimtare qe jane bere deshmitare te ngjarjes deklaruan dje per Gazeten se jane tronditur nga ajo cfare u pane syte. Se bashku me disa shoke te mi ishim ulur e po pinim kafe ne lokal kur pame se nje djale i ri u rrezua pertoke ne hyrje te lokalit. Me pas konstatuam se viktimes iu afrua nje djale qe mbante nje pistolete ne dore. Nga zhurma e madhe nuk kishim degjuar krismat e armes. Vetem kur pame se njerezit po grumbulloheshin mesuam se kishte ndodhur vrasje - thote Artur Kadria.
HISTORIA
Me 1 shtator te vitit 2005 Sokol Njemeza ne ate kohe polic Rrugor eshte njoftuar se ne nje lokal ne Qafe Hardhi po grindeshin dy persona qe ishin nga zona e tij Malesia e Madhe. 24-vjecari ka hyre ne lokal dhe ka vene re se pronari Nikoll Prroni 54 vjec po zihej me nje person tjeter. Polici eshte futur ne mes per ti ndare dhe ka mundur qe te nxjerre jashte lokalit njerin prej protagonisteve te sherrit. Ndersa ka hyre serish ne lokal per te sqaruar dhe qetesuar pronarin e lokalit eshte qelluar per vdekje nga ai me bresheri kallashnikovi. Plot 5 vjet pas kesaj ngjarjeje vellai i viktimes vrau djalin e vellait te Nikolle Prronit Dritanin.

GazetaShqiptare/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›