E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Almir Rrapo do te ekstradohet ne SHBA

TIRANE-Almir Rrapo ish-punonjesi i ministrise se Jashtme i cili akuzohet per krime te renda ne Amerike do te esktradohet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Vendimi u dha sot nga Gjykata e Tiranes ku gjyqtari Artur Gaxhi vleresoi se nuk ka asnje pnegese ligjore qe ndalon esktradimin e Rrapos. Por pala mbrojtese u shpreh se do te apeloje vendimin e dhene sot per ekstradim te klienti ne Amerike.
Nje dite me pare avokati i Almir Rrapos theksoi se klienti i tij rrezikon te denohet me vdekje nese gjykohet ne SHBA ndaj me kembengulje ai ka kerkuar refuzimin e ekstradimit.
Diplomati Rrapo akuzohet vec te tjerash per vrasjen e Erkon Shehut dhe per kete veper penale ligji amerikan parashikon si denim ekstrem te mundshem ate me vdekje. Avokati Visha pretendoi se pa marre me pare garancine nga autoriteti kompetent amerikan qe ne kete rast do te ishte Prokurori i Pergjithshem i

Shteteve te Bashkuara te Amerikes ky denim me vdekje nuk do te ekzekutohet edhe nese shpallet fajtor klienti i tij nuk mund te ekstradohet.
Almir Rrapo ish-punonjesi i Minsitrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise u prangos me 2 korrik 2010 ne ambientet e ambasades amerikane ne Tirane. Ai akuzohet si pjese e nje bande kriminale qe ka vepruar ne disa shtete te SHBA-se dhe qe drejtohej nga vellezerit Krasniqi.
d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›