E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Arrest me burg per vrasesin e foshnjes

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë 'arrest me burg' per 29-vjeçarin Hysen Biba, personi që hodhi foshnjën tre ditëshe nga kati i katërt i maternitetit "Koço Gliozheni".

Gjate sences gjyqesore behet e ditur se i akuzuari Biba nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Ndersa avokati i tij mbrojtes u shpreh para gjykates se klienti i tij ka çrregullime mendore. Nga ana tjeter perfaqesuesi i Prokurorise deklaroi se ka prova per autorësine e ketij krimi makaber, fakt te cilin e ka pranuar edhe vete Biba, por nuk ka specifikuar motivet konkrete te kesaj ngjarje.

Ne keto kushte ne nje seance qe ka zgjatur pak minuta gjykata vendosi masen e sigurise 'arrest me burg' per Hysen Biben, deri ne perfundimin e plote te hetimeve ndaj tij. Sakaq nuk perjashtohet mundesia qe prokuroria te kerkoje nje ekspertim psikik per Biben, pasi si ai vete ashtu edhe familjaret e aferm kane pohuar, se vuante nga depresioni dhe se prej disa kohesh kurohej per kete shqetesim shendetesor.

Vrasja e foshnjës në maternitet

Vrasja e djalit të saj të dytë, i cili erdhi në jetë të premten ka tronditur rëndë gjendjen psikologjike te gruas  se re e cila gjendet nen kujdesin e mjekeve ne reanimacionin e maternitetit "Koco Gliozheni".

Drejtoresha e Maternitetit, Rubena Moisiu e cila eshte e tronditur per kete ngjarje tragjike dhe tregon se gruaja po mbahet nen vezhgim nga mjeket dhe psikologet

"Gruaja po mbahet me qetësues dhe antistresantë, për të qenë vetë ajo e qetë, sepse mund të pritet një gjendje psikoze dhe nga ana e nënës. Dy personelë mjekësorë i shërbejnë 24 orë gruas.Ajo ka biseduar me psikologen, por ende nuk është në gjendje shumë të kthjellët", tha Moisiu.

Gruaja ka lindur me operacion, pasi djali peshonte 4 kilogramë e 100 gramë. Femija dhe nena gezonin shendet te mire dhe ishin vendosur ne dhomen numer 5 te pavionit te nenave qe lindin me operacion. Mbremjen e se henes, bashkeshorti i gruas se re, i cili kishte rreth nje vit ishte kthyer nga Anglia ka marre femijen ne krahe dhe e ka hedhur nga dritarja. Femija ka rene ne tarracen e Qendres se Gruas dhe ne momentet qe eshte rimarre nga infermieret është vënë re se ka patur dëmtime të rënda, të cilave nuk ka mundur t'i mbijetonte.

Nëna vret foshnjën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kërçovës, në Maqedoni. Një nënë 23-vjeçare ka vrarë në banesën ku jetonte vazjën e saj dymuajshe, pas një grindjeje me bashkëshortin.

23-vjeçarja thuhet se ka pasur çrregullime mendore, ndërsa foshnjën e saj e ka vrarë në dhomën e gjumit, duke e mbytur me jastëk.

Një ditë pas vrasjes, familja e ka varrosur foshnjën pa denoncuar rastin në polici dhe pa u konstatuar vdekja e fëmijës nga mjekët.

Nëna vrasëse ka pranuar veprën në polici dhe ka rrëfyer se para se ta kryente aktin makabër, përmes telefonit ka njoftuar familjen, ndërsa vrasjen e ka paralajmëruar edhe në rrjetin social Facebook.

Ngjarja ka ndodhur më 29 qershor, ndërsa rasti u zbulua nga policia një ditë më parë. Vrasësja 23 vjeçe nga Kërçova, pas këtij akti ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë, por ka kaluar pa deme te renda.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›