Gjykata Dimri i Vetmise se Madhe te ruhet ne arkiv

Gjykata ka vendosur që dorëshkrimi i romanit “Dimri i Vetmisë së Madhe”,
i shkrimtarit Ismail Kadare, i cili posedohet në mënyrë të padrejtë,
sipas shkrimtarit, nga e veja e diktatorit Hoxha, Nexhmije Hoxha do të
ruhet përkohësisht në arvikat e shtetit deri në momentin që të vendoset
përfundimisht se cila nga palët ka të drejtë.
Gjyqtari Bledar Abdullai vendosi të zgjedhë këtë rrugë të mesme deri në përfundimin e plotë të gjyqit të hapur nga ana e shkrimtarit Ismail Kadare, i cili më 18 korrik ngriti një padi civile ndaj Nexhmije Hoxhës.
Sipas "Shqip", ai kërkoi nga Gjykata të detyrojë të venë e diktatorit që t’i kthejë dorëshkrimin origjinal të veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe”, i cili është shkruar nga autori në vitin 1971 dhe është botuar në 1972 për herë të parë. Në padi Kadare pretendon se Nexhmije Hoxha e ka marrë dorëshkrimin në vitin 1972 gjatë një vizite që bëri në shtëpinë e tij, për ta ruajtur në Arkivin e Partisë. Ndërkohë, mbrojtësi ligjor i Hoxhës është shprehur se ajo do ta zbatojë vendimin e gjykatës dhe dorëshkrimin do ta dorëzojë në Drejtorinë e Arkivit të Shtetit, por ai pretendon se zotëron dokumente të shkruara nga vetë Kadare ku vërtetohet se ky dorëshkrim i është bërë dhuratë Nexhmije Hoxhës nga shkrimtari.
Masa e marrë për ruajtjen e dorëshkrimit, i cili ka vlera historike, por edhe shpirtërore për shkrimtarin Kadare, bëhet me qëllim që ai të mos cenohet apo dëmtohet deri në përfundim të procesit gjyqësor të nisur pak kohë më parë nga shkrimtari për të rimarrë diçka, që sipas tij i është vjedhur me anë të mashtrimit dhe pretendimit se do të ishte pjesë e arkivës së shtetit.