Gjykata: Italiani te ekstradohet ne atdhe
Leonard Bakillari
TIRANE - Gjykata per Krime te Renda vendosi ekstradimin e biznesmenit Roberto Altobeli drejt atdheut te tij, duke shenuar keshtu rastin e pare te zbatimit te marreveshjes se ekstradimeve, te firmosur disa jave me pare nga kryeministri shqiptar, Sali Berisha, dhe homologu i tij italian, Romano Prodi. Diten e djeshme, gjykata dha vendimin per kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme lidhur me ekstradimin e italianit Roberto Altobeli, i denuar me 11 vjet heqje lirie per trafik narkotikesh ne bashkepunim. Ishte vete i denuari, i cili menjehere pas nenshkrimit te marreveshjes i dergoi Prokurorise se Pergjithshme kerkesen per ekstradim drejt vendit te tij, ku do te shlyeje edhe denimin e dhene nga gjykata shqiptare. Duke u bazuar ne kuadrin ligjor tashme te plotesuar, Prokuroria e Pergjithshme e perfaqesuar nga drejtori i Marredhenieve me Jashte, Ardian Visha, depozitoi kerkesen ne Gjykaten per Krime te Renda me date 19 dhjetor, pasi eshte kjo gjykate qe ka dhene vendimin per Altobelin, e cila duhet te jape dhe pelqimin per ekstradimin ose jo. Pas tri seancash, togat e zeza vendosen te kryhet ekstradimi i biznesmenit italian, i cili ishte dhe bashkepronar i nje fabrike per prodhimin e plastmases dhe letres ne qytetin e Vlores. Tashme qe gjykata vendosi ekstradimin e Roberto Altobelit drejt Italise sipas marreveshjes dypaleshe, nje gjykate italiane duhet te njohe vendimin e dhene nga drejtesia shqiptare, duke krijuar te gjitha kushtet qe i ekstraduari te shlyeje vitet e mbetura te denimit ne vendin e tij. Italiani Roberto Altobeli eshte denuar nga Gjykata per Krime te Renda me 30 dhjetor te vitit 2006 me 11 vjet heqje lirie, per akuzen e trafikut nderkombetar te narkotikeve. Se bashku me Altobelin, gjykata denoi dhe pese persona te cilesuar si bashkepunetore te biznesmenit italian. Sipas hetimeve te prokurorise, tre vite me pare gjashte personat tashme te denuar, jane kapur me nje sasi prej 330 kilogramesh lende narkotike kanabis sativa, ne tentative per ta trafikuar drejt Italise. Droga eshte gjendur nga policia ne Portin e Vlores, ne brendesi te njerit prej kamioneve te ngarkuar me lende te prodhuar ne fabriken e Roberto Altobeli, i cili ishte gati per t