Ruci: Sali Berisha po luan me dy standarde
Deputeti i Partise Socialiste, njeheresh kryetar i Asamblese Kombetare se kesaj force politike, Gramoz Ruci, ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha si pergjegjesin kryesor per largimin e Ilir Rusmalit nga posti i ministrit te Drejtesise. Gjate debatit te djeshem parlamentar per heqjen e imunitetit te ministrit Lulzim Basha, Ruci tha se Berisha po luan me dy standarde. Sipas tij, ka qene pikerisht Berisha, ai qe i vuri cimkat vellait te ish-ministrit te Drejtesise, per ta pergjuar, dhe si rrjedhoje per te detyruar Rusmalin te jepte doreheqjen nga posti qe gezonte ne qeveri.