E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese do te shqyrtoje heqjen e privilegjeve per deputetet

Kerkesa Avokati i Popullit dhe nje grup shoqatash dorezojne padine per te rrezuar ligjin

Gjykata Kushtetuese do te vendose nese deputetet e Kuvendit te Kosoves do te gezojne privilegjet bere vetes me nje ligj midis te cilave edhe garantimin e pensionit suplementar. Avokati i Popullit Sami Kurteshi ka dorezuar ne Kushtetuese kerkesen per vleresimin e pajtueshmerise se 5 neneve te ligjit per te drejtat dhe pergjegjesite e deputetit me Kushtetuten e Republikes se Kosoves. Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves me 26 nentor 2010 para perfundimit te orarit te punes ka pranuar nje kerkese nga institucioni i Avokatit te Popullit ka konfirmuar Sekretaria e Gjykates Kushtetuese ne nje pergjigje te shkruar.

Kete kerkese Avokati i Popullit e ka paraqitur konform nenit 113.2 te Kushtetutes se Kosoves dhe me kerkesen e nje numri te OJQ-ve Instituti Demokratik i Kosoves Forumi per Iniciative Qytetare Instituti Demokratik i Kosoves Iniciativa e te Rinjve per te Drejtat e Njeriut Iniciativa Kosovare per Stabilitet Iniciativa per Progres Instituti Ballkanik i Politikave KMLDNJ levizja Fol Ndertimi i Komunitetit Mitrovice Qendra per Politika dhe Evokim Syri Vizion. Keto OJQ me 19 korrik kane kerkuar nga Avokati i Popullit qe ne Gjykaten Kushtetuese te paraqese kerkesen per vleresimin e pajtueshmerise se nenit 14 paragrafi 1.6 neneve 22 24 25 dhe nenit 27 te ligjit per te drejtat dhe pergjegjesite e deputetit me Kushtetuten e Kosoves.

Me 29 nentor 2010 Gjykata Kushtetuese e ka regjistruar kete kerkese me numrin rendor KO 119/10 dhe ajo do te trajtohet sipas Ligjit per Gjykaten Kushtetuese dhe Rregulloren e Punes se Gjykates Kushtetuese thuhet ne pergjigjen e Kushtetueses.

Organizatat joqeveritare kane kundershtuar te drejten e pensionimit suplementar te deputeteve ne moshen 50-vjecare. Permes nje letre qe ia kishin derguar Avokatit te Popullit ato ishin deklaruar se nuk pajtohen as me shtyrjen e moshes se pensionimit te deputeteve ne 55 vjet ashtu sic eshte aktualisht.

Megjithese Kuvendi ka ndryshuar moshen e pensionimit suplementar nga 50 ne 55 vjet ne edhe me tutje vleresojme qe ky projektligj eshte kunderkushtetues sepse diskriminon kategorite e tjera te te punesuarve ne Kosove si edhe eshte kunder barazise sociale ne vend thuhet ne letren e OJQ-ve. Perderisa mosha e pensionimit per sherbyesit civile ne vend eshte 65 vjet dhe lartesia e pensionit percaktohet sipas kontributeve te dhena ne Trustin Pensional gjate karrieres se tyre sipas OJQ-ve perfaqesuesit e popullit kane privilegjuar vetveten duke percaktuar tanime moshen 55-vjecare si moshe kur u takon pensioni suplementar me vetem gjysme mandati sherbim dhe madje duke e bazuar ate ne pagen e deputetit e jo ne pensionin mesatar ne vend. Kjo nuk eshte e drejte vecanerisht kur kemi parasysh faktin se pensionistet kosovare qe kane punuar mbi 40 vjet per ndertimin e ketij vendi gezojne nje pension simbolik prej vetem 75 eurosh ne muaj thuhet ne letren e tyre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›